Lajme
Fituesi i Nobelit për Paqe u dënua me 10 vjet burgim
Raportohet se një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burgim laureatin bjellorus të Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, për akuzat për kontrabandë dhe evazion fiskal, përcjell albinfo.ch.
Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë quajtur dënimin “ndëshkim të motivuar politikisht” nga udhëheqësi autoritar, Aleksandr Lukashenkas.
Një qendër e të drejtave të njeriut në Minsk, ka thënë se Gjykata e Qarkut dënoi gjithashtu për të njëjtin rast aktivistët Valyantsin Stefanoviq dhe Uladzimer Labkoviq, respektivisht me nëntë vjet dhe shtatë vjet burgim.
Burrat, të cilët dolën në gjyq në fillim të janarit, kanë mohuar akuzat për sjelljen e parave në Bjellorusi për “veprimtari të paligjshme dhe financim”.
Bialiatski, i cili ka luftuar për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Bjellorusi gjithë jetës së tij, u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2022.
Ai është themelues i Qendrës për të Drejtat e Njeriut “Vyasna”.
Organizata u shpall e jashtëligjshme nga Gjykata e Lartë e Bjellorusisë në tetor të vitit 2003 për rolin e saj në monitorimin e zgjedhjeve presidenciale të vendit të vitit 2001. Megjithatë, ajo ka vazhduar punën e saj si një OJQ e paregjistruar.
Në vitin 2022, Komiteti Norvegjez i Nobelit vendosi që Çmimin Nobel për Paqe ta ndajë për aktivistin e të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski, nga Bjellorusia, organizatën ruse të të drejtave të njeriut, Memorial, si dhe organizatën ukrainase për të drejtat e njeriut, Qendra për Liritë Civile.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










