Lajme
Fituesi i Eurovizion-it e shet trofeun për 900.000 dollarë
Paratë në ndihmë të ushtrisë ukrainase për të blerë dronë
Grupi muzikor ukrainas “Kalush Orchestra”, fitues i Eurovizionit të këtij viti, e ka shitur trofeun e këtij kompeticioni kontinental në një ankand bamirësie për 900.000 dollarë dhe do t’i përdorë paratë për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës, informon albinfo.ch.
Grupi në fjalë e ka bërë me dije këtë lajm në faqen e tij në Facebook: “Miq, ju jeni të jashtëzakonshëm! Ne jemi mirënjohës për secilin prej jush që ofroi para në këtë ankand, veçanërisht për ekipin e ‘Whitebit’ që e bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe tani janë bërë pronarë të trofeut tonë. Abonohuni tek ata, vërtet e meritojnë. Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”.
“Kalush Orchestra” dëshironte ta shiste në ankand trofeun e Eurovizionit për 1 milion euro dhe t’i përdorte fondet për të blerë një grup prej tre dronësh PD-2. Megjithatë, shuma maksimale që u ofrua ishte 900.000 dollarë, jo pak.
Këngëtarët e “Stefania” e shpallën idenë e tyre për ta nxjerrë në ankand trofeun menjëherë pas fitores së tyre. Sipas NEXTA, Orkestra Kalush do t’i dhurojë të ardhurat për Serhiy Prytula. Prytula është një vullnetar i ushtrisë ukrainase, i cili gjithashtu koordinoi ankandin e trofeut të Eurovizionit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










