Lajme
Fituan në Zvicër, çmimet ua sollën në Prishtinë
Organizatorët e festivalit “Swikos” ua sollën në Kosovë çmimet katër fituesve kosovarë: Lendita Zeqirajt, Hadi Shehut, Lulzim Guhellit dhe More Raçës
Filmi “Ballkoni” me regji të Lendita Zeqirajt mori çmimin për filmin më të mirë në edicionin e sivjetmë të “Swikosit”, që u mbajt më 21 e 22 nëntor në Bazel të Zvicrës. Por, pasi që regjisorja e filmit nuk ishte në ndarjen e çmimeve, përfaqësuesit e festivalit ia sollën Zeqirjat çmimin në Kosovë.
Filmi “Ballkoni” ishte zgjedhur më i mirë nga gjithsej 14 filma sa u prezantuan në festival. Prandaj vonesat në përzgjedhjen e filmave ndikuan që aktorët dhe regjisorja e filmit të mos jenë prezent në ndarjen e çmimeve.
Por trofetë e fituesve erdhën në Kosovë, të dielën.
Organizatorët e festivalit në një ceremoni modeste ua dorëzuan çmimet katër fituesve nga Kosova, regjisores Lendita Zeqirajt mori çmimin për filmin më të mirë, Hadi Shehun, fitoi çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Ne të tre” nën regji të Blerta Bashollit dhe Lulzim Guhelli, i cili me filmin “Përqafimi” fitoi çmimin e publiku.
Çmimi për montazhin më të mirë i ishte ndarë filmit “Amel” nën regji të More Raçës. Por asnjë prej anëtarëve të ekipit nuk ishte prezent për ta pranuar trofeun, citon Koha.
Çmimi që e ka marrë Zeqiraj përfshin edhe vlerën monetare prej mbi 800 eurosh, ndërsa fituesit e tjerë morën statujën e festivalit. Zeqiraj, tek ka pranuar çmimin, ka falënderuar organizatorët e festivalit. Ndërsa Guhelli ka thënë se çmimi me të cilin ai është shpërblyer ka një rëndësi të veçantë dhe se është i kënaqur që filmi i tij është shfaqur para një audience të re.
“Swikos“ është festivali shqiptaro-zviceran i filmit të shkurtër, i cili për të tetën herë mblodhi bashkë në një vend në Bazel të Zvicrës regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash nga Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria dhe Maqedonia. Ndërsa fitues të tjerë të festivalit ishin edhe filmi “Gutes Recht” nën regji të Anita Blumerit, e cila mori çmimin për regjinë më të mirë.
Ndërsa filmi “Mirages” nën regji të Tom Kellerit mori çmimin “Kamera më e mirë”.
Florim Brajshori, organizator i festivalit, me këtë rast ka thënë se Kosova çdo herë e më shumë po arrin të zhvillohet në fushën e filmit. Festivali organizohet nga ”Swiss kos Art” e cila është themeluar në prill të vitit 2007 e cila ka për synim zhvillimin kulturor Zvicër-Kosovë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












