Lajme
Fitorja e Erdoganit festohet edhe në Ballkan
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e presidentit Erdogan ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare turke. Kjo fitore u festua edhe në Shkup e Prizren
Partia e presidentit Recep Tayyip Erdogan, AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare turke, duke siguruar kështu formimin e qeverisë si e vetme. Kjo fitore ka gëzuar edhe disa shqiptarë e turq në Shkup, por edhe në Prizren, të cilët e kanë festuar nëpër rrugët e qytetit fitoren e AKP-së.
Mediet turke raportojnë se janë numëruar mbi 96 për qind të votave, dhe AKP ka siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare. Nga këto rezultate, AKP ka marrë 49.38 për qind me 315 deputetë, raporton AA.
Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) deri më tani ka 25.35 për qind të votave, me 134 mandate. Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë 11.97 për qind të votave me 42 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.39 për qind, me 59 deputetë.
Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë relative prej 276 mandatesh parlamentare. Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa ragu minimal për hyrje në parlament, ka qenë 10 për qind.
Zgjedhjet parlamentare në Turqi mbahen çdo katër vjet. Procesi zgjedhor është i bazuar në bazë të 81 njësive zgjedhore, në po aq qytete të mëdha, kurse numri i përfaqësuesve nga çdo qytet vjen sipas kuotave të caktuara në bazë të regjistrimit të popullsisë. Stambolli siguron më së shumti përfaqësues, 88, pastaj Ankaraja 32, Izmiri 26, Bursa 18, ndërsa Konja 14 deputetë.
Kjo fitore e partisë së presidentit Erdogan është ndjerë edhe në Ballkan, respektivisht në Maqedoni e Kosovë.
Qindra qytetarë shqiptarë dhe turq të mbledhur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me valle e këngë dedikuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, festuan fitoren e AK Partisë, e cila ka siguruar qeverisjen e vendit e vetme. Po ashtu një festë është ndjerë edhe në qytetin e Prizrenit në Kosovë, ku është më të koncentruar pakica turke.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













