Jeta në Zvicër
Fitore e ngushtë e iniciativës “Kundër Migrimit Masiv”
Në fund, iniciativa kundër migrimit masiv, e lancuar nga SVP/UDC ka fituar me rezultatin 50.03%. Kanë mjaftuar rreth 19 mijë e 500 vota më shumë për të bërë dallimin
(Riaktualizim)
Pas një gare “për çdo votë” që u zhvillua në orë e fundit e në të cilën përcaktuese për rezultatn e përgjithsëm do të ishin votat e Cyrihut, përkrahësit e iniciativës mbase më të konstetuar të viteve të fundit kanë rezultuar më të shumtë në krahasim me kundërshtarët. Fitorja e këtyre të fundit në Kantonin e Cyrihut me 52.7% e ka ngushtuar rezultatin por nuk ka arritur ta përmbyste atë. Në fund, iniciativa kundër migrimit masiv, e lancuar nga SVP/UDC ka fituar me rezultatin 50.03%. Kanë mjaftuar rreth 19 mijë e 500 vota më shumë për të bërë dallimin.
Me këtë rast, angazhimi i qeverisë dhe i të gjitha partive të mëdha (përveç SVP/UDC-së) ka dështuar para inicuesve, gegjësisht SVP-së dhe disa partive të vogla, pa përfaqësim në parlament, shprehen mediet zvicerane pas kumtimit të rezultatit.
Sikur edhe në disa raste tjera të votimit popullor, edhe kësaj here ka gjetur shprehje dallimi në qëndrime i dy pjesëve të mëdha të Zvicrës: kantoneve gjermanofone dhe atyre frankofone, që ndryshe në opinion njihet si “Röstigraben”. Kështu, të gjitha 6 kantonet frankofone kanë votuar me një mesatare prej rreth 60 për qind kundër, ndërsa kantonet gjermanofone plus i vetmi kanton italishtfolës kanë treguar prirje për të mbështetur iniciativën e SVP/UDC-së. Vetëm kantonet Cyrih e Zug dhe gjysmëkantoni Baselstadt kanë votuar kundër.
(Riaktualizim)
Numrimet e votave që janë afër përfundimit, po sjellin një rezultat që flet në favor të miratimit të Iniciativës kundër migracionit masiv. Tashmë ka mbetur vetëm edhe Kantoni i Cyrihut, i cili, me fare pak gjasa, mbase mund të përmbysë rezultatin.
Sipas gjendjes aktuale, iniciativa prin me 50.4% ose me 380000 vota më shumë
Ndërkohë, pro iniciativës kanë votuar edhe kantonet: Solothurn, Schwyz, Appenzell Innerhoden dhe Appenzell Ausserhoden, që domethënë, praktikisht të gjitha kantonet gjermane, perveç kantonit të Cyrihut (që ende nuk dihet), Kantinit të Zug-ut dhe gjysmëkantonit Baselstadt.
Në Kantonin e Bernës, i cili deri pak më parë llogaritej se mund të sillte ndryshimin në rezultat, tashmë mbi 57% kanë votuar pro iniciativës së SVP/UDC-së. Cyrihu he Berna janë kantonet me numrin më të madh të banorëve në Zvicër.
—————————
(Riakualizim)
Ndërkohë, në njëmbëdhjetë kantone, të gjitha të Zvicrës gjermane plus në Tesinë, i është thënë Po iniciativës kundër migracionit masiv. Nga ana tjetër tetë kantone janë shprehur kundër. Prej tyre gjashtë janë kantone frankofone dhe vetëm dy, (Baselstadt dhe Zug), gjermane.
Lista aktuale e kantoneve sipas votimit të tyre duket kështu:
Pro: Glarus, Obwalden, Nidwalden, Schaffhausen, Thurgau, St. Gallen, Aargau, Lucern, Uri, Baselland dhe Graubünden
Kundër: Gjeneva, Vaudi, Jura dhe Zugu, Vaudi, Valis, Neuchatel Freiburg, Jura dhe Baselstadt
———————-
(Riaktualizim)
———
Sipas trendit të deritashëm, votimi për iniciativën “Kundër Migracionit Masiv” po kalon nëpër një garë tepër të ngushtë. Deri më tash janë katër kantone ku iniciativa ka fituar. Fjala është për kantonet Aargau, St. Gallen, Schaffhausen dhe Glarus. Edhe në Lucern dhe në Tesinë, tendencat janë qartas në drejtim të Po-së, por atje ende nuk ka përfunduar numri i votave. Kjo tregon se është fare afër që iniciativa e SVP/UDC-së të fitojë shumicën e kantoneve, ndërsa për nga numri i votave, gjendja është 50 me 50 për qind!
Megjithëkëtë, situata është aq e ngushtë sa që ende nuk mund të bëhet fjalë për fitoren e njërit ose tjetrit kamp
Sipas asaj që thotë për televizionin srf drejtori i institutit për hulumtimin e opinionit publik gfs Bern , Claude Longchamp intesimi për të votuar kësaj here ka qenë shumë i madh. Me pjesëmarrjen e 56% të trupit votues, votimi që është bërë sot është i pesti për nga përqindja nga viti 1971 e këndej.
———————
Te dhënat të publikuara nga institucionet për hulumtimin e opinionit publik bëjnë me dije se në Kantonin e Cyrihut dhe në atë të Gjenevës mbizotërojnë votat që kundërshtojnë iniciativën “Kundër Migracionit masiv”. Edhe pse ende është herët për të nxjerrë përfundime, pasi që të dhënat e para paraprake janë bërë vetë pak minuta më parë, në ora 12.30, në këto dy kantone me peshë të madhe, iniciativa pritet të pësojë humbje.
Përderisa në Cyrih kjo përparësi pritet të jetë me një diferencë të ngushtë, në Gjenevë është pothuajse e sigurt hedhja poshtë e saj me 60.7 për qind të votave
Sipas gjendjes në orën 12.00, bazuar në përllogaritjen e bërë nga Enti Kantonal për Statistikë, për iniciativën në Kantonin e Cyrihut kanë votuar 47.02% të votuesve, ndërsa kundër kanë qenë 52.08 për qind.
Në kantonin e Lucernit, të dhënat e para thonë se Iniciativa kundër migracionit Masiv është duke fituar njësoj sikur edhe në Kantonin e Aargaut.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











