Futboll
Fiton Maqedonia, përfundon ëndrra e Kosovës
Maqedonia Veriore do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në finale
Ka përfunduar ndeshja Maqedonia Veriore-Kosova, ku vendasit kanë fituar 2:1 dhe janë kualifikuar tutje. Me këtë humbje në Shkup përfundon ëndrra e Dardanëve për kualifikim në Evropian.
Maqedonia Veriore kishte kaluar në epërsi ndaj Kosovës, me anë të Ristovskit në minutën e 15-të. Ai realizoi pas edhe një devijimi nga Benjamin Kololli, shkruan albinfo.ch.
Por, Kosova barazoi shifrat në minutën e 29-të, ku realizoi Florent Hadërgjonaj, pas gabimit të portierit kundërshtar, por 4 minuta më vonë shënoi Velioski, duke kaluar sërish maqedonasit në epërsi. Pjesa e parë përfundoi 2:1 për vendasit.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan dy gola, por u anuluan për pozitë jashtë loje, derisa rast të artë për Kosovën kishte Fidan Aliti në minutën e 94-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysëmfinalen e Play-offit në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia ka mundur 1:0 Bjellorusinë dhe e priste fituesin e këtij dueli.
Finalja do të përcaktojë se kush do të shkojë në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në 12 shtete.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













