Bota

‘Fisher-Price’ tërheq nga tregu miliona shtretër për fëmijë  

Kompania amerikane ‘Fisher-Price’ ka tërhequr nga tregu rreth pesë milionë shtretër për fëmijë Rock ‘n Play, pasi raportet e lidhën produktin me dhjetëra vdekje të foshnjave. 

Të paktën 30 fëmijë kanë vdekur si pasojë e këtij modeli të shtratit, që u lansua në vitin 2009. Autoritetet amerikane janë në dijeni të 10 vdekjeve të foshnjave në modelin Rock’n Play, përcjell albinfo.ch.

Foshnjat u rrokullisën nga shpina në bark, ose në krahët e tyre, pasi nuk ishin të lidhura. 10 foshnjat ishin të paktën tremuajshe.