Jeta në Zvicër

Firmat zvicerane kërkojnë specialistë

Kompanitë zvicerane kanë shpallur në faqet e tyre më shumë vende të lira pune. Numri i vendeve të lira u rrit në Zvicër në mes të gushtit dhe në mes të shtatorit me 2.2 për qind. Arsye thuhet të jetë frangu i fortë.

Për shkak të kësaj shumë kompani zvicerane industriale do ta riorganizojnë prodhimin e tyre. Për këtë ata kanë nevojë për specialistë të kualifikuar.

Rritje më e madhe e vendeve të punës ishte regjistruar në Zvicrën Perëndimore. Edhe në pjesët e tjera zvicerane ishte raportuar për vende të lira pune. Përveç në kantonin e Cyrihut, ku numri i vendeve të punës ishte rritur vetëm pak.