Bota
Finlanda me revolucion të vërtetë shkollor
Zyrtarët duan t`i fshijnë të gjitha lëndët shkollore: Nuk do të ketë më lëndë në fizikë, matematikë, letërsi apo histori - gjeografi.
Sistemi arsimor finlandez konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Në renditjen ndërkombëtare për arsimin, Finlanda është ende në top dhjetëshen. Megjithatë, qeveria ka vendosur të mos kënaqet me kaq dhe të ndërmarrë një revolucion të vërtetë në sistemin e tij shkollor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët duan t`i fshijnë të gjitha lëndët shkollore: Nuk do të ketë më lëndë në fizikë, matematikë, letërsi apo histori – gjeografi.
Ministri i Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen këto ndryshime i ka asryetuar si më poshtë: “Ka ende shkolla që mësojnë duke përdorur metoda tradicionale, të cilat funsiononin në fillim të shekullit XX. Por sot nevojat kanë evoluar dhe ne duhet të krijojmë diçka që përshtatet me shekullin XXI”.
Në vend që të ketë lëndë të veçanta, nxënësit do të mësojnë rreth ngjarjeve dhe fenomeneve në një mjedis shumëdisiplinor. Për shembull, Lufta e Dytë Botërore do të studiohet nga pikëpamja historike, gjeografike dhe matematikore. Dhe gjatë kursit “Puna në kafene”, studentët do të asimilojnë njohuri komplekse të gjuhës angleze, të ekonomisë dhe të komunikimit, shkruan më tej Albinfo.ch.
Ky sistem do të zbatohet për studentët e ciklit të fundit, nga mosha 16-vjeçare. Ideja është se secili student zgjedh temën ose fenomenin që dëshiron të studiojë sipas nocionit të tij, për dobinë e tyre në jetën e tij. Në këtë mënyrë, adoleshencë nuk do të duhet të studiojnë lëndën e plotë të fizikës apo kimisë, duke kërkuar pyetjen e përjetshme: “Çfarë e mirë është mësimi i gjithë kësaj” ose “Pse kam nevojë të di për këtë?”.
Formati tradicional “mësues-student” do të zhvillohet gjithashtu, studentët nuk do të ulen më pas tabelave në pritje të pyetjeve, por do të zhvillohen në vend të punës në grupe të vogla dhe të spjegohen problemet.
Sistemi finlandez i arsimit do të inkurajojë punën ekipore, kështu që ndryshimet në punë do të lidhen edhe me mësuesit. Reforma në shkollë do të kërkojë më shumë ndërveprim mes mësuesve të lëndëve të ndryshme, trasnmeton Albinfo.ch. Rreth 70 për qind e të gjithë mësimdhënësve të Helsinkit tashmë janë trajnuar për të ekspozuar informacion në këtë formë dhe paga e tyre do të rishikohet lartë.
Sistemi do të rinovohet plotësisht deri në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










