Sport

Fink: Nuk mund ta marr Shaqirin me vete në Hamburg

Thjeshtë, margaritari i FC Bazelit duket të jetë tepër i shtrenjtë për financat e Hamburgut

Trajneri i deridjeshëm i FC Basel, Thorsten Fink i cili ndërkohë ka kaluar në Hamburger SV të Gjermanisë, “u ka hequr frikën” të gjithë atyre që ishin merakosur se mos po e merrte me vete edhe Shaqirin.

Lojtari më i talentuar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duket se nuk është temë për skuadrën gjermane të Finkut. Dhe, siç vëren  portali fussball.transfer.com, këtu nuk bëhet fjalë për arsye sentimentale por për ato financiare.

Fink në një prononcim për gazetën e futbollit “Kicker” ka thënë se një transfer i tillë aktualisht nuk mund të bëhet. “HSV ka qenë prej kohësh e interesuar për Shaqirin . Por unë nuk besoj se kjo mund të jetë e realizueshme për ne, nga shkaku i financave”.

Thjeshtë, margaritari i FC Bazelit duket të jetë tepër i shtrenjtë për financat e Hamburgut. Fink e njeh më së miri Shaqirin. Nën instruksionet e Finkut, “vogëlushi” nga Bazeli fitoi në vitin 2009 vendin në skuadrën e parë të kampiones së Zvicrës. Në po këtë kohë fillojnë edhe sukseset e Shaq-it në kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë, vazhdon artikulli, emri i Xherdan Shaqirit, i cili konsiderohet si talenti më i madh i Zvicrës ka qarkulluar në mënyrë të rregullt në spekulimet e bëra brenda bundesligës.

“Në garë për Shaqirin kanë qenë edhe rekordmeni i futbollit gjerman, Bayerni i Munihut por edhe Vfl Wolfsburg. tash së fundi, edhe Hamburger SV.