Lajme
Financuan shkuarjet në ISIS, arrestohen dy kosovarë
Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës arrestoi të mërkurën (sot) dy persona që ndihmuan në aspektin logjistik përfshirjen e kosovarëve në ISIS
Nën dyshimet se kanë rekrutuar dhe financuar qytetarët e Kosovës për t’iu bashkuar forcave terroriste në Siri e Irak, Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale, ka realizuar sot dy operacione në lokacione të ndryshme të vendit, duke arrestuar dy persona.
Operacioni i kryer në rajonin e Prishtinës dhe Pejës, ndërsa zbatimin e urdhërkontrollit e ka lëshuar Gjykata Themelore në Ferizaj, ndaj objekteve të banimit dhe bizneseve të personit F. R.
“I dyshuari F. R. në vazhdimësi ka vënë në dispozicion bizneset e tij, me qëllim të përkrahjes dhe mbështetjes financiare dhe logjistike të personave që janë të përfshirë në organizim dhe rekrutim për terrorizëm, duke përfshirë edhe persona të cilët njihen për përhapjen e ideologjisë ekstremiste në tërë Kosovën, si dhe persona të cilët kanë udhëtuar apo kanë tentuar të udhëtojnë për në zonën e konfliktit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sipas Policisë, shumë persona që i arrestuari F. R i ka mbështetur drejtpërdrejtë apo në aspektin financiar dhe logjistik, janë arrestuar për vepra penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Disa prej tyre aktualisht, sipas njoftimit të Policisë, gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, ndërsa ka edhe të vrarë.
“I dyshuari F.R. akuzohet për rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe lehtësim në kryerjen e terrorizmit. Të gjitha këto vepra janë të dënueshme me ligjet e Kosovës” thuhet në njoftim.
Ndërsa operacioni tjetër ka ndodhur në rajonin e Prizrenit, ndaj të dyshuarit P. D, nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në “financim apo lehtësim të terrorizmit”, sanksionuar sipas Ligjit.
“I dyshuari P. D. së paku në një rast ka financuar dy persona me qëllim të pjesëmarrjes në grup terrorist, përkatësisht në konflikt jashtë vendit, vepër e ngelur në tentativë, pasi që të njëjtit janë ndaluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në muajin dhjetor 2015 në tentativë që të udhëtojnë për në zonën e konfliktit”, thuhet në komunikatë.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e institucioneve të Kosovës, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri e Irak, rreth 300 kosovarë i janë bashkuar grupeve ekstremiste dhe terroriste në Lindjen e Mesme. Policia e Kosovës me herët ka deklaruar se rreth 120 prej tyre janë kthyer, ndaj të cilëve po zhvillohet proces gjyqësor. Më shumë se 40 janë deklaruar të vrarë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













