Futboll
“Finalja” për kuqezinjtë
Shqipëria do të ndeshet me Skocinë nga ora 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës
Shqipëria ndeshet sonte me Skocinë në Shkodër, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare për kuqezinjtë në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Kuqezinjtë kanë pak gjasa për kualifikim, por mund të bien në një ligë më poshtë, pra atë D.
Për t’u kualifikuar duhet një fitore 4:0 ndaj Skocisë, dhe më pas kjo e fundit të mposhtë Izraelin 1:0, që duket pak e besueshme. Shqipëria po përballet me shumë mungesa pasi Armando Sadiku, Odise Roshi dhe Amir Abrashi janë të lënduar, kurse nga grumbullimi është larguar edhe Ermir Lenjani për shkak të lëndimit. Sikur të mos mjaftonin këto, Migjen Basha dhe Elseid Hysaj janë të suspenduar.
Lajmi më i mirë për Shqipërinë është se Eros Grezda, duket se do të jetë nga fillimi, duke tejkaluar lëndimin.
Trajneri Christian Panucci shpreson në një fitore ndaj skocezëve, që gjithashtu kanë mungesa.
“Është e qartë që duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Grezda është stërvitur veçmas gjithë javën dhe ka disa probleme. Ka kërkuar të luajë, por vetëm të shtunën do të vendosim”, është shprehur Panucci.
Formacioni i mundshëm: Strakosha; Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku; Kaçe, Xhaka, Memushaj; Uzuni, Grezda; Balaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












