Lajme
Filmi “Klithma” fiton çmimin kryesor në Norvegji
Filmi “Klithma” i Korab Lecajt, fiton çmimin kryesor në Norvegji “Klithma” është shpërblyer me çmimin “Best Short Film” në West Nordic International Film Festival në Alesund të Norvegjisë, shkruan KultPlus.com
Filmi “Klithma” në regji të Korab Lecajt ka fituar çmimin kryesor “BEST SHORT FILM” ne edicionin e 7-të të West Nordic International Film Festival i cili mbahet tradicionalisht në Alesund të Norvegjisë, përcjell albinfo.ch
Filmi “Klithma” është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga: -Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia -Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia -Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia.
Për regjisorin Korab Lecaj, ky çmim ka një domethënie të madhe.
“Për vet faktin se filmi ynë ka qenë në garë me 30 filma nga e gjithë bota dhe është përzgjedhur si më i miri nga një juri ndërkombëtare, emra të njohur në kinematografisë evropine, kjo e bën edhe me të rëndësishëm çmimin kryesor për filmin “Klithma”. Lecaj thotë se mbi të gjitha rëndësi të madhe ka shfaqja e temës së filmit përpara publikut norvegjez. Filmi flet për dhunimin seksual të meshkujve shqiptarë gjatē luftës së fundit nga paramilitarët serb.
“Kam folur me publikun norvegjez, ata janë tronditur nga tema, nga rrëfimi. Madje thoshin se është hera e parë që dëgjojnë se në Kosovē përveç grave, serbët kanë dhunuar edhe meshkuj”, ka deklaruar regjisori Lecaj.
“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-tê, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.
Festivali West Nordic International Film Festival është mbajtur nga 24-26 tetor në kinemanë Lovenvold në Alesund të Norvegjisë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









