Lajme
Filmi shqiptar “Adnan Kafazi”, më 16 mars në Zvicër

Suksesi i dy filmave Zonjusha dhe Diamanti ka sjellë edhe filmin Adnan Kafazi, që është pëlqyer tej mase nga publiku shqiptar. Madje, kjo ka bërë që filmi të arrijë edhe kinematë e Zvicrës. Më 16 mars filmi do të shfaqet edhe në kinematë në Zvicër, për çka për bashkëproducentin Besart Sllamniku është një ndjenjë e veçantë.
“Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, është standard botëror distribuimi i filmit. Çdo film distribuohet në një periudhë të ngushtë mes premierave, ndryshon vetëm rajoni dhe vendi. Por, çka është e veçante për neve është hera e parë që e shfaqim punën tonë në diasporë, përmes kinemasë”, u shpreh ai në një intrevistër për platformën mediale albinfo.ch.
Duke e parë këtë, bashkëproducenti Besart Sllamniku thotë se filmi “Adnan Kafazi” ishte destinuar qysh në fillim t’i ofrohet publikut shqiptar.
“Filmi “Adnan Kafazi” është realizuar pas sukseseve të dy filmave të parë. Fansat e personazheve na kanë shtyrë e motivuar që të vazhdojmë edhe me pjesën e tretë, siç është “Adnan Kafazi”. Zonjusha dhe Diamanti me personazhet e tyre kanë krijuar një brend të filmit argëtues në Kosovë”, është shprehur Sllamniku.

Qëllimi kryesor i producentëve, regjisorit e aktorëve është që përmes skenave e dialogut të ofrojnë për publikun argëtim e një nivel tjetër të filmit argëtues. Mes tjerash, filmi që po mbushë kinematë në Kosovë trajton edhe një dismension të shoqërisë në Kosovë.
“Filmi “Adnan Kafazi” është plotësuar si multi-zhanër në krahasim me dy filmat e parë që kanë qenë vetëm aksion-komedi. Tash, përveç argëtimit, filmi ndërthurë edhe dukuritë negative të shoqërisë tonë. Dhuna ndaj grave që fatkeqësisht është aktuale te ne, por jo vetëm. D.m.th., karakteristikë e filmit është edhe luftimi i këtyre dukurive. Krahas argëtimit, publiku merr edhe shumë mesazhe direkte e indirekte vetëdijësuese”, thotë për Albinfo.ch, bashkëproducenti Sllamniku.
Bashkëproducenti është i kënaqur me suksesin e filmit e këtë sukses padyshim ua atribuon miqve e kolegëve të tij. “Për suksesin momental nuk kemi se si mos t’ia atribuojmë dy filmave të parë. Por “Adnan Kafazi” është një nivel krejtësisht tjetër. Është tredimensionalizuar në çdo aspekt, damaturgjik dhe filmik,” sqaron Sllamniku.
Aktori dhe producenti po ashtu flet edhe për përkrahjen në realizimin e filmit, duke marrë parasysh kushtet në Kosovë për këtë formë arti. Ai shton se mbështetja më e madhe erdhi nga sektori privat. “Përkrahjen e kemi pas nga sponzorët privat, pa të cilët nuk do të realizohej ky film. Ky është element pozitiv për shkak që brendet e ndryshme kanë filluar t’i besojnë filmit vendor dhe të kuptojnë që kinemaja si medium i veçantë është hapësirë shumë e madhe për marketing. Përveç sektorit privat, filmin e ka përkrahur edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, por në kategorinë e postproduksionit”, tha Sllamniku për Albinfo.ch.
Kasta e aktorëve në filmin e fundit është enorme, aktorë me bagazh artistik. Përveç aktorëve që i kanë trashëguar rolet nga dy pjesët e para, Armend Baloku, Muhamed Arifi, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi e Dukagjin Podrimaj, si dhe unë, filmit iu bashkangjitën Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Ernest Malazogu, Xhejlane Terbunja, Dafina Zeqiri e Kastriot Rexha – Majk.
Loja shpërblyese: Fitoni 5×2 bileta për premierën e filmit shqiptar «Adnan Kafazi»
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Mars 2023
- Ora20:00
- LokacioniArena Cinemas im Sihlcity Zürich
- Data e përfundimit16 Mars 2023 - 22:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?