Kosova

Filmat zviceranë ndriçojnë TIFF 2025 në Tiranë

Një javë me filma zviceranë në Tiranë

Kinemat e kryeqytetit shqiptar janë këtë javë mikpritëse të një përzgjedhjeje të veçantë të filmave zviceranë, të cilët po shfaqen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF 2025). Të organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, këto shfaqje sjellin në ekran kinemanë bashkëkohore zvicerane për publikun shqiptar, shkruan albinfo.ch.

Programi përfshin filma nga regjisorë të njohur dhe premtues si:

“1:10” nga Sinan Taner, i cili do të shfaqet dy herë më 25 Shtator – në ora 12:00 te Millenium Cinema dhe në ora 17:00 te Kino Piramida.

“The World Without Them” nga Annelore Schneider & Claude Piguet, më 26 Shtator në ora 10:30 te Agimi Art Center.

“Don’t Let the Sun” nga Jacqueline Zünd, që do të shfaqet në dy seanca: më 26 Shtator në ora 12:00 te Millenium Cinema dhe në ora 19:00 te Kino Piramida.

“Nest” nga Stefania Burla, më 26 Shtator në ora 12:00 te Kino Piramida.

“2720” nga Basil Da Cunha, më 27 Shtator në ora 11:00 te Millenium Cinema.

Kjo nismë është një përpjekje për të promovuar artin, kulturën dhe kreativitetin zviceran në një mjedis ndërkombëtar si TIFF. Përmes kësaj prezantimi, publiku shqiptar ka mundësi të njihet më nga afër me temat, stilin vizual dhe fuqinë narrative të kinemasë zvicerane.

Arte + Cultura + Creatività + Passione – është motoja që përmbledh frymën e këtij prezantimi të veçantë filmash. /Albinfo.ch

Mund të jetë një grafik i teksti