E-Diaspora
Filluan me sukses garat në Ligën Shqiptare të Futbollit
Fillimin e garave e ka përshëndetur edhe. Josef Kaindl, zv.kryetar i Bashkisë së Dhjetë të Vjenës
Javën që shkoi filloi kampionati i Ligës Shqiptare të Futbollit në Vjenë. U tubuan ekipet pjesëmarrëse në një fushë të bukur futbolli në bashkinë e dhjetë. Edhe pse moti ishte i ftohtë, kjo nuk i pengoi garuesit të tregojnë lojë cilësore me çka ngrohën spektatorët e pranishëm.
Garat i shpalli të hapura kryetari i FSHF-z. Qani Sylejmani, i njohur si aktivist dhe koordinator në ligë. Ai mes tjerash tha: “Të dashur motra e vëllezër, mirë se erdhët në kampionatin e katër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Jemi krenarë që brenda këtyre katër vjetëve vazhdon me sukses kampionati i LSHF-në Austri dhe me lojtarë çdo vit më të mirë. Unë krenohem me punën dhe angazhimin tuaj duke pritur akoma më shumë masivitet e cilësi. Unë kërkoj nga ju që edhe më tutje ta kultivoni Fairplay-n ashtu sikur edhe vjetëve tjera. Nëse dikush dëshiron t’i takojë shqiptarët e futbollistët le të vijë në lojërat e kampionatit. Nga këtu i falënderoj firmat donatore që e mundësojnë mbajtjen gjallë të garave. Jemi të nderuar me prezencën e zv.kryetarit të bashkisë dhjetë, bashkia më e madhe në Vjenë, z. Josef Kaindl”.
Ecurinë e garave e prezantoi sek. i ligës z.Januz Saliuka. Z. Josef Kaindl, zv.kryetar i Bashkisë së Dhjetë në fjalën e tij përshëndetëse mes tjerash tha: “Ju faleminderit për ftesën dhe pritjen e juaj të ngrohtë. Unë ju dëshiroj rrjedhë të suksesshme të garave dhe shikues gjithmonë në deponim dhe vetëm fitore”.
Në rundin e parë u paraqitën në gara këto ekipe: Shqiponja, Kf-Struga, Lahuta e Malësisë, FcTimi, Fc Megi, Fc Vllaznimi, ShKS-Afrim Zhitia, SHKS-Mërgimi, BISH-Wien, Gostivari, Fc-Sharri. Tabela pas rundit të parë duket kështu:
Fc Megi- 6 pikë, ShKS-Afrim Zhitia-6 pikë, Fc Vllaznimi-4, Fc-Sharri-4 etj.
Tani dy vjet, në garat lokale të Vjenës bën pjesë ekipi shqiptar i futbollit “Albania”, i cili vitin që shkoi ishte në krye të renditjes në tabelë. Këtë vit është paraparë zgjerimi i ekipeve garuese edhe me nxënës shkolle ku fshihen shumë talente dhe presin mundësinë e afirmimit të tyre. Këtu është paraparë bashkëpunimi me mësuesit e gjuhës shqipe në gjithë Austrinë për evidentimin dhe informimin rreth garave dhe ushtrimeve.
Hazir Mehmeti, Vjenë
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













