Lajme
Nesër, në Gjenevë: Premiera e filmit të Luana Bajramit “Kodra ku vrumbullojnë luaneshat”
Regjisorja, Luana Bajrami do të jetë e pranishme në Gjenevë në kinemanë "Grütli" të enjten më 28 prill për të prezantuar filmin para publikut
Filmi “Kodra ku vrumbullojnë luaneshat” është historia e tri shoqeve të reja. Të rritura në një fshat ku mbretëron injoranca dhe monotonia, ato, në lulëzimin e jetës së tyre vendosin të dalin së bashku nga fshati.
Kështu prezantohet filmi i përmendur, nga distributori i tij për Zvicër, me rastin e fillimit të shfaqjes së tij në kinemanë “Grütli” të Gjenevës.
Nesër, më 28 prill jepet parapremiera ndërsa nga 5 deri më 10 maj do të shfaqet filmi për publikun e gjerë, në kinemanë e përmendur.
Bëhet fjalë për filmin e parë të regjisores dhe aktores së re shqiptare që jeton në Francë, Luana Bajrami.
Subjekti i filmit bartet nga tri figurat markante të përmendura më lartë, të cilat rebelohen kundër padrejtësisë së gjendjes së tyre që “nuk e kanë zgjedhur vetë”.
Ne ndjekim kështu evoluimin e këtyre tri zemrave që na bartin me të qeshurat e tyre, me entuziazmin, me shpresat dhe me lotët e tyre. Nëpërmjet tyre filmi pikturon epokën në të cilën ne e vendosim veten në pyetje kërkojmë veten, tjetrin, transmeton albinfo.ch. Filmi pra pikturon këtë kërkim për të mirën, por mbi të gjitha kërkimin e mundësisë për marrje të vendimeve.
I gjithë filmi është ndërtuar rreth dëshirës së ethshme të emancipimit rinor: këtij mllefi për të shpërthyer prangat që mbajnë lidhur këto tri vajza të reja.
Krahas regjisë, Luana Bajrami ka bërë edhe skenarin e filmit që është një bashkëprodhim Kosovë – Francë. Ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Flaka Latifi, Urate Shabani dhe Era Balaj.
Regjisorja, Luana Bajrami do të jetë e pranishme në Gjenevë në kinemanë Grütli të enjten më 28 prill për të prezantuar filmin para publikut.
albinfo.ch është partner medial i shfaqjes së këtij filmi në Zvicër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Prill 2022
- Ora20:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit27 Prill 2022 - 22:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026















