Lajme

Fillon sanimi i deformimeve dhe uljeve në autostradën “Ibrahim Rugova”në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës ka ardhur me një njoftim të rëndësishëm për autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë se ka filluar sanimi i deformimeve dhe uljeve në shtresën qarkulluese të autostradës.

Gjithashtu, Ministria e Infrastrukturës është duke u kujdesur për të gjitha rrugët nacionale dhe autostradat, duke i rregulluar prishjet që shkaktohen, për të mundësuar qarkullim normal të komunikacionit.