Kosova
Fillon puna për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës
Ministri Aliu njofton se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Mësohet se tashmë ka nisur puna për realizimin e projektit të fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë.
Punët do të vazhdojnë deri në vitin 2025, ku edhe do të përfundojë projekti i fizibilitetit të kësaj hekurdhe.

Kompania fituese do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore, e cila pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Nga autoritetet në Shqipëri, në mes të pesë ofertave, fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy kompanive, konzorciumi “ILF Consulting Engineers Austria GmbH” – ABKONS SH.P.K. që ofruan 168.9 milionë lekë nga 200 milionë lekë (20 milionë euro), që ishte tavani për të realizuar projektin që do të lidhë dy vendet me linjë hekurudhore Kosovën dhe Shqipërinë.
Konzorciumi do të ketë afat 14 muaj për të bërë studimin e fizibilitetit dhe për të ndërtuar projektidenë e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ndërsa, më 2025-ën projekti do të jetë gati për të nisur më pas punën në terren, shkruan KP.
Bashkimi i operatorëve që fitoi ishte skualifikuar herën e parë nga autoriteti kontraktor, por pas ankimimit, Komisioni i Prokurimeve Publike në prill vendosi rihapjen e garës dhe në fund arritën që të fitonin.
Megjithatë, vetëm pas përfundimit të fizibilitetit do të ketë një pasqyrë përfundimtare të kostove financiare. Gjatësia totale e linjës hekurudhore nga stacioni i Mjedës deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 kilometra.
E-Diaspora
-
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale... -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










