Futboll

Fillon ndeshja Maqedoni-Kosovë

Fituesi i këtij dueli do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në finale

Ka filluar ndeshja ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës në Shkup, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysëmfinalen e Play-offit në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia ka mundur 1:0 Bjellorusinë dhe po e pret fituesin e këtij dueli.

Finalja do të përcaktojë se kush do të shkojë në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në 12 shtete.

Maqedoni Veriore: Dimitrevski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.

Kosova: Muriq, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kololli, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu.