Bota
Fillon “lufta e shinave” në Francë: hekurudharët në grevë 36 ditëshe
Nga kjo grevë është e prekur edhe Zvicra për faktin se mes dy vendeve ka një trafik të dendur hekurudhor, Për sot (e martë) janë anuluar të gjitha lidhjet hekurudhore Zvicër-Francë
Kushdo që ka pasur në plan që për udhëtimin e tij në drejtim të Francës të përdorë trenin, duhet të ndryshojë planin. Dhe jo për një ose dy ditë por për një kohë shumë më të gjatë – deri në qershor, me ndërprerje – pasi që punëtorët hekurudhorë të Francës, kanë paralajmëruar 36 ditë grevë. Ata, gjegjësisht sindikatat e tyre kanë shpallur “luftën e shinave”, që ka filluar sot, shkruajnë mediet franceze.
Greva do të mbahet gjallë deri në fund të qershorit, por do të mbahet në dy nga pesë ditë të javës. Sigurisht nga kjo grevë është e prekur edhe Zvicra për faktin se mes dy vendeve ka një trafik të dendur hekurudhor, transmeton albinfo.ch. Kështu, për sot (e martë) janë anuluar të gjitha lidhjet hekurudhore Zvicër-Francë. Njësoj ka ndodhur edhe me lidhjet e Francës me Spanjën dhe me Italinë.
Greva e hekurudharëve është drejtuar kundër reformave ekonomike dhe të tregut të punës të nisura nga presdienti Macron. Ato parashohin, veç tjerash që të punësuarit në SNCF (Ndërmarrja Shtetërore e Hekurudhave) të humbasin statusin e nëpunësve shtetërorë. Po ashtu reformat parashohin edhe hapjen e hekurudhave për ofertuesit privatë, diçka që është vendosur prej kohësh nga BE.
SNCF është prej kohësh në gjendje të rëndë financiare. Ajo aktualisht ka borxhe që arrijnë në rreth 45 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










