Lajme
Fillon kthimi, niset aeroplani i parë me 30 refugjatë drejt Kosovës
„Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“
Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Sot nga Aroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë.
„Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU.
„Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“. Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të ktehehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan welt.de.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm ë Bavari.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












