Lajme
Fillon gjykimi i shqiptarit të ekstraduar nga Italia
Gjatë të enjtes, në Gjykatën e rrethit në Gjenevë, ka filluar procesi kundër një shqiptari 41-vjeçar, i cili gjatë kësaj jave u ekstradua nga Italia për në Zvicër. Prokurori Gaëlle Van Hove e ka lexuar akuzën ndaj shqiptarit C. e cila e rëndon për «tentativë për vrasje».
Dyshohet se ai e ka hapir derën e një valltareje të tavernës me forcë dhe ka shtënë në te, më 2 janartë këtij viti në lokacionin Eaux-Vives. Pas një muaji, ai arrestohet te familja e tij në Itali, ndërsa para gjykatës ai i ka mohuar akuzat duke pohuar para trupit gjykues se me valltaren ka kaluar vetëm një natë në «Java Club».
Nga ana tjetër, atij nuk i është kujtuar se e ka hapur derën me dhunë të banesës së viktimës dhe se e ka sulmuar. Ai gjithashtu ka pohuar se gjatë jetës së tij, asnjëherë nuk ka përdorur armë. «Harresë e rrethanave, e kriminelit», ka ironizuar avokati i graus së re, Claudio Fedele. Klientja ime është në ankth pasi ka kuptuar se zotëri C. është në Gjenevë».
Gruaja viktimë ishte plagosur nga plumbi përderisa ishte në shtrat, ndërsa supozohet se shqiptari e kishte përcjellur nga «Java Club». Pasi e kishte hapur derën e banesës së saj me forcë, ai kishte qëlluar mbi te. C. tashmë kishte ushtruar disa plaçkitje nëpër kanton. Pas sulmit të 2 janarit, ai akuzohet se është arratisur në Francë, për të kaluar më pas në Itali. Ai është gjetur në Piémont, më saktësisht në qytetin e vjetër të Casale Monferrato.
Duke llogaritur se C. mund të jetë i rrezikshëm dhe ndoshta i armatosur, policia italiane kishte angazhuar forca të shumta të policisë. Rreth 20 policë me pajisje të plotë ishin aktivizuar në arrestimin e tij. Shqiptari ishte vendosur te anëtarët e familjes së tij në Casale. Arrestimi i tij ishte bërë në praninë e motrës së tij, kunatit dhe nipave të tij.. C. u kishte treguar dokumente policëve për t’i bindur se ai në qytet kishte arritur drejtpërdrejtë nga Shqipëria, para dy javësh, por ai dërgohet menjëherë në paraburgim në Vercelli.
Për sa i përket viktimës, bëhet fjalë për një valltare të tavernave e moshës 29-vjeçare, me origjinë nga një vend i lindjes. Gjatë natës së kobshme, ajo kishte qenë e lirë dhe ka qenë me shokë në «Java». Sipas të përditshmes «Tribune de Geneve» duket se C. e kishte takuar edhe më parë viktimën në një tavernë në qendër të qytetit, ku ajo edhe punon. Asaj mbrëmjeje, ai ishte sjellur vërdallë por ajo e kishte refuzuar. Më pas, ajo merr një taksi dhe kthehet në banesë, ndërsa para banesës ajo e vëren shqiptarin duke e pritur para derës.
Për një moment, ajo arrit të hyjë në banesë dhe t’i mbyllë derën oara hundës shqiptarit. Por, rreth orës 04.00 të mëngjesit, ai e hapë derën me dhunë. Sipas një raporti të policisë, ai ka qëlluar viktimën në krahëror me një pistoletë të kalibrit 9 mm, e më pas është arratisur. Gruaja ishte dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku ishte operuar urgjentisht. Shqiptari ishte arrestuar duke i falënderuar bashkëpunimit të shkëlqyeshëm reciprok të policisë së Gjenevës dhe asaj italiane.
E-Diaspora
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së Alban Dervishi behet shqiptari i pare i cili merr komanden e luftanijes Amerikane...
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj