Lajme
Fillon bllokimi i pasurive të oligarkëve rusë në Zvicër
Autoritetet federale kanë bllokuar përdorimin e disa apartamenteve dhe shtëpive në pronësi të oligarkëve rusë të sanksionuar, por disa ekspertë besojnë se shumë të tjerë kanë shpëtuar deri më tani.
Sekretariati Shtetëror i Çështjeve Ekonomike thotë se janë prekur 10 prona – dhe megjithëse nuk jep më shumë informacion, mendohet gjerësisht se kantonet e Gjenevës dhe Bernës janë më të prekurat, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Pronarët nuk lejohen të japin me qira ose të shesin ndërtesat – mendohet se vlera totale është gati 6 miliardë CHF.
Por ka të ngjarë që shumë të tjerë deri më tani t’i kenë shpëtuar vëmendjes së autoriteteve. Një ekspert i pastrimit të parave i tha gazetës së djeshme NZZ se shumë prej oligarkëve nuk i kanë regjistruar pronat në emër të tyre.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”












