Kultura
Fillojnë xhirimet e filmit “Perandori”
Projekti më i ri filmik titullohet “Perandori” dhe është i bazuar në romanin me të njëjtin emër të shkrimtares nga Shqipëria, Majlinda Nana Rama. Regjinë e bën Valton Jakupi
Kompania filmike nga Zvicra “International Film Europe Swiss” fillon xhirimet edhe të një filmi të ri, me regji dhe skenar të regjisorit shqiptar Valton Jakupi
Projekti më i ri filmik titullohet “Perandori” dhe është i bazuar në romanin me të njëjtin emër të shkrimtares nga Shqipëria, Majlinda Nana Rama.
Filmi do të trajtojë Shqipërinë e tranzicionit më të gjitha peripecitë që e shoqërojnë.
Producenti i këtij filmi, Valton Jakupi ka thënë se janë përzgjedhur edhe aktorët e filmit, të cilët janë nga Zvicra, Franca, Gjermania dhe Austria ndërsa xhirimet do të fillojnë të shtunën, më 19 nëntor.
“Projekti më i ri i kompanisë “International Film Europe Swiss” – IFES, të shtunën me 19 nëntor 2016 do të fillojë me xhirimet e filmit më të ri të metrazhit të shkurtë, me titull “Perandorët”, bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores Majlinda Nana Rama.
Regjia dhe skenari janë në autorësi të regjisorit Valton Jakupi ndërsa oganizimi i është besuar Naski Abidxhikut”, thuhet në një kumtesë, përcjell “albinfo.ch”.
Premiera e këtij filmi pritet të shfaqet në muajin dhjetor 2016 në Shqipëri dhe do të vazhdojë edhe në vende të tjera.
Regjisori Valton Jakupi është nga Bujanoci, kurse prej vitesh jeton në Zvicër. Deri më tash ka realizuar një numër të madh filmash të cilët janë shfaqur edhe në vende të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









