Lajme
Fillojnë sanksionet ndaj Rusisë
Sanksionet përfshijnë 41 etnitete ekonomike dhe politike, përfshirë edhe ministra të Qeverisë ruse. Në mesin e kompanive përfshihet edhe “Gazpromit” dhe “Kalashnikov Concern”
Autoritetet kosovare i kanë zbardhur emrat e personaliteteve dhe kompanive që do të përfshihen në listën e sanksioneve që Kosova ia ka vendosur Federatës Ruse. Në mesin e tyre, përfshihen edhe kompani, por edhe personalitete me ndikim në Rusi, që janë të afërta me liderin Vlladimir Putin.
Sipas informatave që i ka dhënë “koha” janë gjithsej 46 kompania dhe personalitet ruse. Midis tyre ka zyrtarë shtetërorë, si ministra të Qeverisë ruse dhe ndihmës të presidentit rus, ndërsa ajo që bi në sy janë sanksionet ndaj asaj që qahet krenaria ruse “Gazprom” dhe “Kalashnikov Concern”.
Ka institucione financiare, shoqëri që operojnë në sektorin e energjisë, shoqëri me veprimtari tregtare që ofrojnë shërbime në kërkime nënujore në fushën e energjisë, shoqëri me veprimtari në fushën e transaksioneve financiare, shoqëri që veprojnë në sektorin e prodhimit të armëve, autoritete të vetëshpallura në Ukrainë, ndërmarrje dhe individë.
Ka edhe shoqëri që janë shënjuar për t’ua bllokuar asetet.
Ndryshe me 17 shtator, Qeveria e Kosovës aprovoi vendimi për vendosjen e sanksioneve ekonomike për Federatën Ruse. Vendimi, siç tha kryeministri Hashim Thaçi, është në koordinimin e plotë me partnerët e shtetit të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se vendimi është në dobi të ruajtjes së rendit ndërkombëtarë dhe është përpjekje për të dënuar shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur, dhe agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, ka thënë kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











