Lajme
Fillojnë grevat e para për rrogat

Kanë filluar sot në Kosovë grevat e para pasi që Qeveria në largim nuk ua shpërndau rrogat punëtorëve të arsimit, shërbyesve civilë, administratës etj.
Grevat e para filluar në shkollën më të madhe në Kosovë – gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë. Mësimdhënësit e këtij gjimnazi kanë hyrë në grevë, për shkak se dje, as sot nuk morën pagat me shtesën e premtuar nga kryeministri në largim Hashim Thaçi.
Lajmin për fillimin e grevës në këtë shkollë e konfirmoi për mediat Ali Shabani, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkollave të Kosovës (SBASHK), sindikatës më të madhe në Kosovës.
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar rritje pagash për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit parauniversitar dhe ata të shëndetësisë rritje pagash 50 për qind. Kjo rritje duhej të fillonte të merrej me pagat e janarit, pasi që premtimi i Thaçit ishte bërë vendim qeveritar.
Por dje, zëvendësministri i Ekonomisë e financave, Bedri Hamza, komunikoi se pagat do të ishin ato që kanë qenë para rritjes së premtuar dhe se duhej të konsideroheshin paradhënie, kurse me rritje do t’i merrnin pasi të miratohej buxheti nga përbërja e re Kuvendit të Kosovës.
FMN-ja ka tërhequr vërejtjen që kur u bën premtimet për rritje, se do të shkelej marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me të po ndodhi siç thoshte kryeministri dhe se nuk do të kalonte pa pasoja. Mosrritja e rrogave erdhi edhe si presion i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri