CH-Ballkani
Fillojnë fluturimet e reja nga Shkupi në Mynih
Aeroporti në Shkup njoftoi se kompania ajrore gjermane me kosto të ulët „Eurowings“, pjesë e grupit Lufthansa, do të fillojë të fluturojë nga Shkupi në Mynih nga 31 tetor 2017, që do të lidh udhëtarët nga aeroporti i Shkupit me aeroportin “Franz Josef Strauss” në Munich , aeroporti kryesor në këtë qytet gjerman.
Linja ajrore do të operojnë në këtë linjë dy herë në javë të martën dhe të premten me avionin e tipit Airbus A320-200, me një kapacitet prej 174 vendesh. Siç informohet nga Eurowings, biletat në këtë destinacion Shkup – Mynih knë filluar të shiten nga 15 mars dhe është e hapur në internet faqja e internetit e kompanisë ajrore: www.eurowings.com, transmeton albinfo.ch.
Nga aerorportet e Maqedonisë do të ketë fluturime në këtë sezon veror për në qytetet polake të Varshavës dhe Katowice, si dhe destinacionin për në Bruksel.
“Ne jemi të kënaqur për të njoftuar destinacionin tonë të parë me Maqedoninë. Kjo linjë e re nga Shkupi në Mynih do të funksionojë dy herë në javë, çdo të martë dhe çdo të premte, duke filluar nga 31 tetor të këtij viti. Shkupi do të bëhet një nga 150 destinacionet tona, dhe ne presim që të investojmë më shumë në Maqedoni dhe në rajon në të ardhmen.”, tha Ivan Orech, drejtor i linjave në rrjetin e Eurowings, përcjellin mediat në Shkup.
Eurowings me seli në Këln është pjesë e Grupit Lufthansa dhe konsiderohet të jetë kompani ajrore me kosto të ulët. Aeroplanët e kësaj kompanie fluturojnë në mbi 150 destinacione në mbi 40 vende në Evropër. Avionët e tyre operojnë në disa vende të rajonit, si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









