Lajme
Filloi mësimi i gjuhës shqipe në Parma të Italisë
Dita e parë e shkollës në Parma, viti XII shkollor 2020-2021
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga parapërgatitjet mujore, sot në Parma filloi viti i ri shkollor 2020-2021. E veçanta e këtij fillimi ishte mënyra e organizimit për shkak të koronavirusit, shkruan albinfo.ch.
Në pamundësi për të bërë mësim në sallat e dhëna nga Komuna e Parmës për shkak të masave mbrojtëse kundër koronavirusit, fillimi i këtij viti u organizua në ambientet e kompanisë informatike Alba Computer që është edhe adresa zyrtare e shkollës qysh nga themelimi i saj, dymbëdhjetë vjet përpara. Kjo qendër ofron falas të gjitha mjetet teknologjike dhe logjistike për organizimin e mësimit me masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Mësimi u zhvillua në dy grupe, ai fillestar ku një pjesë nxënësish ishin në klasë dhe pjesa tjetër online me platformën Zoom dhe më pas me të njëjtën logjikë me grupin e përparuar.
Mësuesit prezantuan secili në mënyrë të shkurtër përmbajtjen e lëndës dhe më pas u zhvillua ora e mësimit me njohuritë e para të abetares për fillestarët, duke shfrytëzuar platformën “School Me”, ofruar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe elemente nga gjuha shqipe për të përparuarit. Nga të gjithë të pranishmit nën drejtimin e mësuesve u këndua himni kombëtar.

Në fund të mësimit u shpërndanë librat për këtë vit shkollor. Për grupin fillestar do të përdoret libri i abetares së autorit Bahri Beci bashkë me fletën e punës të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa për grupin e përparuar do të përdoren librat e Gjuhës, Letërsisë, Historisë dhe trevave shqiptare nga Ministria e Arsimit të Kosovës. Krahas këtyre librave, gjatë vitit do të përdoren librat plotësues, si “Tregime të moçme shqiptare”, “Fjalori pamor shqip-italisht” etj., të siguruara nga institucionet e lartpërmendura. Si gjithmonë për ta bërë sa më tërheqës mësimin, kemi edhe lëndën e muzikës, traditave dhe zakoneve bashkë me pikturën që nxënësit jo vetëm mësojnë kulturën shqiptare, por edhe motivohen më shumë për të frekuentuar shkollën. Në bazë të gjendjes që do të jetë gjatë vitit gjithmonë për shkak të koronavirus, do t’u përshtatemi edhe kushteve për zhvillimin e mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme. Në fund të mësimit “Forno Giuliano” me sipërmarrës çiftin shqiptar, ofroi një buffet për nxënësit tanë.
Aktualisht mendohet që shkollën në klasë dhe online do ta frekuentojnë rreth 35-40 nxënës. Mirëpresim regjistrime të reja.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur mbarëvajtjen e mësimit sot. /Albinfo.ch





E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












