E-Diaspora
Fillim të mbarë, albinfo.at
Pas numrit të parë të revistës, albinfo.at së shpejti do të dalë edhe online, me portalin e saj me po këtë emër

Hapja e platformës Albinfo.at online & print përbën një hap të rëndësishëm drejt një informimi të mirëfilltë, cilësor, profesional dhe neutral me lajme dhe shërbime që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare në Austri, si dhe me marrëdhëniet e saj me vendet e prejardhjes si dhe me vendin pritës. Gazeta është vetëdija e një kombi, thoshte Albert Camus.
Platforma Albinfo e ka dëshmuar veten që prej afro 10 vitesh, me një vazhdimësi të punës së saj, me një reaktivitet dhe pasqyrim sa më objektiv të realiteteve shoqërore, ekonomike, financiare, politike, kulturore, shkencore dhe sportive të mërgatës shqiptare. Ajo, me përvojën e saj, tashmë është dritarja e pashmangshme që artikulon me një perspektivë konstruktive, arritjet, nevojat, brengat, sfidat dhe interesat e mërgatës së madhe shqiptare.
Liria e shtypit është parakusht i pazëvendësueshëm për tu vënë në shërbim të komunitetit dhe integrimit të harmonishëm të tij. Albinfo është medium plotësisht i pavarur, i cili promovon tolerancën, vlerat demokratike dhe hapjen ndaj kulturës dhe rendit politiko-juridik të vendeve ku jetojnë shqiptarët, duke i kultivuar njëkohësisht vlerat dhe trashëgiminë e kulturës së prejardhjes. Ne këtë spektër, mbrojtja e imazhit të komunitetit shqiptar dhe angazhimi i pa kompromis kundër stereotipave dhe diskriminimit racor, ka qenë dhe mbetet në fokus të veçantë të platformës Albinfo.
Tani, dalja në shesh e revistës dhe portalit Albinfo.at u mundëson bashkëkombësve tanë të kenë pranë një mjet informimi, por edhe afirmimi, të komunitetit shqiptar atje, sikurse në raport me vendet e prejardhjes, ashtu dhe në raport me vendin ku ata janë lindur, rritur apo jetojnë, respektivisht Austrinë.
Natyrisht, një medium jeton falë lexuesve të tij dhe bashkëpunimit me akterët ekonomikë që veprojnë dhe zhvillohen atje. Janë pra dy anët e medaljes së Albinfo, ajo e profesionistëve të Albinfo, dhe ajo e lexuesve dhe partnerëve që e mbështesin atë të veprojë dhe lulëzojë në afate te gjata.
Falë angazhimit me zell të Z. Arben Gjinaj dhe kolegëve të tij, bashkëpunëtorë që, duke qenë me qëndrim në Austri, me vite kanë bashkëpunuar me Albinfo, Albinfo.at do të rrezatojë dhe shpresojmë do të zhvillohet sikurse simotra e saj në Zvicër.
Ju urojmë po ashtu edhe juve lexues-e për këtë projekt të ri në shërbim të komunitetit shqiptar në Austri.
Pra Albinfo.at, paçi fillim të mbarë !
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor