Futboll
FIFA: Zvicra e pretendonte, por Shqipëria fiton talentin e saj
Lojtari shqiptar që karrieren e tij e ndërtoj në Zvicër do të luaj përfundimisht për Shqipërinë
Është bërë e ditur se Kombëtarja Shqiptare dhe ajo e Zvicrës prej disa vitesh janë në një betejë për lojtarët me origjinë shqiptare, të cilët kanë lindur dhe kanë nisur karrierën në kampionin zviceran, transmeton albinfo.ch.
Duket se betejat mes tyre shpesh janë zgjidhur edhe nga FIFA.
Së fundmi, lojtari shqiptar i quajtur Florian Kamberi ka luajtur me ekipet përfaqësuese zvicerane deri në U-21, pasi zgjodhi Shqipërinë, mësohet se atij i është bërë presion, aq sa FSHF iu drejtua FIFA-s për të drejtën ligjore që i takonte talentit kuqezi.
Duhet theksuar se Florian Kamberi ishte një nga risitë e trajnerit Edy Reja, në ekipin e përfaqësuses së Shqipërisë ndaj ndeshjeve me Andorrën dhe Francë.
E kjo pikërisht ngjalli reagime nga zviceranët, pasi që sipas tyre, FSHF nuk kishte siguruar ligjërisht të drejtën nga FIFA. Mirëpo pas ankesës së Zvicrës, FIFA përmes një letre dërguar FSHF-së ka njoftuar se lojtari ka të drejtë të luajë me Shqipërinë. /Albinfo.ch.



Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve















