Sport
FIFA shqyrton lejimin e futbollistëve për të ndërruar kombëtare
Sipas rregullave aktuale, një futbollist nuk ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë për një tjetër nëse ka marrë pjesë në një garë zyrtare me një kombëtare. Rast i tillë është edhe Kosova
FIFA raportohet se është duke konsideruar ndryshimin e rregullave ndërkombëtare për ndryshim të kombëtareve të futbollit.
Sipas rregullave aktuale, një futbollist nuk ka të drejtë të ndryshojë kombëtaren dhe të luajë për një tjetër nëse ka marrë pjesë në një garë zyrtare me një kombëtare. Rast i tillë është edhe Kosova.
Kapiteni kosovar Samir Ujkani ka luajtur për Shqipërinë, por mori leje nga FIFA që të luajë për Kosovën dhe atij iu lejua pasi ai nuk ishte paraqitur në Botëror apo Evropian me kuqezinjtë. Megjithatë, një gjë e tillë nuk mund t’i lejohej edhe futbollistëve kosovarë të Zvicrës apo kombëtareve tjera që janë paraqitur në kampionate të rëndësishme.
Reuters raporton se FIFA është duke konsideruar ndryshimin e rregullave, duke i mundësuar një futbollisti të ndryshojë skuadër nëse ai ka luajtur vetëm një apo dy herë për një kombëtare dhe nuk ka më shans që të ftohet sërish.
“Ka shumë çështje që kanë dalë gjatë vjetëve të fundit sepse bota po ndryshon, imigrimi po ndryshon”, ka thënë presidenti i CONCACAF-it, Victor Montagliani, shkruan Albinfo. “Ka çështje kombëtare që kanë dalë në botë, në Afrikë, ka raste edhe në Azi dhe CONCACAF, andaj është mirë të shikohen dhe të bëhen zgjidhje, pa e lënduar integritetin e lojës”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











