Lajme
FIFA nuk i komenton kërcënimet e FFK
Kreu i FFK, Fadil Vokrri, ka kërcënuar në medie për proces gjyqësor ndaj mosaprovimit nga FIFA të kërkesës së tyre
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) me seli në Cyrih nuk ka dashur t’i komentojë kërcënimet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se kjo organizatë mund të përballet me gjyqin për shkak të refuzimit që po i bëhet futbollit kosovar.
“Ne nuk jemi në gjendje të flasim për situata hipotetike, prandaj dhe nuk mund të komentojmë në lidhje me një rast të mundshëm gjyqësor “, ka thënë për Albinfo.ch zyra për informim e FIFA-s.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se Federata Kosovare e Futbollit po mendon seriozisht mundësinë që të hedhë FIFA-n në gjyq. Edhe pse mund të tingëllojë si një kërcënim, duket se kjo është zgjidhja e vetme që Federata Botërore e Futbollit i ka lënë krerëve të FFK-së.
Në FIFA kanë përsëritur qëndrimin për Albinfo.ch, se statuti i kësaj organizate të futbollit përcakton qartë se një vend që aplikon duhet të ketë qenë një anëtar i UEFA-s për 2 vjet.
“Statutet e UEFA-s, kërkojnë që një shtet i pavarur të jetë i njohur nga OKB-ja. Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, ajo nuk mund në këtë mënyrë të jetë një anëtar i UEFA-s, dhe nuk mund të jetë pjesëmarrëse e konkurseve në FIFA”, kanë thënë zyrtarë për informim të FIFA-s.
Së fundi Kosova mori një tjetër refuzim për zhvillimin e miqësoreve ndërkombëtare, ndërsa kreu i federatës, Fadil Vokrri, konfirmoi se mund ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Vokrri dhe krerët e tjerë të futbollit kosovar këmbëngulin se FIFA i ka bërë padrejtësi FFK-së.
“Kosova ishte temë diskutimi në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Në veçanti është vendosur që pas qëndrimit të UEFA-së për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmon se kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për të marrë pjesë në gara miqësore ndërkombëtare nuk mund të miratohet”, thuhet në përgjigjen e FIFA-s.
“Beteja” për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovarë vazhdon, ndërsa mësohet se Federata Serbe e Futbollit ka marrë garanci nga UEFA se futbolli në Kosovë do të mbetet i izoluar, të paktën deri në njohjen e shtetit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











