Kosova

FIFA me telegram ngushëllimi për Fadil Vokrrin

FIFA, shtëpia më e madhe e futbollit ka shkruajtur për vdekjen e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. 

Me anë një njoftimi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shprehur pikëllim për vdekjen e Vokrrit. 

Ai e quajti Vokrrin, njeri shembull për të gjithë.

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka reaguar për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

”Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube të e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, ka thënë Infantino.

Infantino është shprehur krenar që ka njohur Fadil Vokrrin.