Futboll
FiFA, gati për formatin e ri të Kupës së Botës

Pas punës intensive dhe që zgjati për shumë muaj rreth formatit të Kupës së Botës, tashmë FIFA është gati të aprovojë zhvillimin e eventit me 48 skuadra. Kjo pritet të ndodhë prej edicionit të vitit 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Eventi i zgjeruar do të ketë 104 ndeshje, krahasuar me 64 ndeshjet e luajtura në Katar 2022, në të cilin merrnin pjesë vetëm 32 ekipe përfaqësuese. Vendimi duket fare pranë zyrtarizimit, që pritet të vijë në orët në vijim, në mbledhjen e Këshillit Drejtues në Kigali të Ruandës, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave angleze, zhvillimi i Kupës së Botës në formatin më 48 ekipe do të shoqërohet me ndryshime në mënyrën e organizimit të eventit. Edhe pse ishte përfolur se turneu mund të realizohej me 16 grupe, me nga 3 skuadra, në realitet pritet që të miratohet formati më pranë tradicionales, me 12 grupe, në të cilat do të luajnë 4 ekipe.
Në atë rast, përveç skuadrave fituese dhe atyre që pozicionohen në vendin e dytë, do të kualifikoheshin edhe 8 ekipet më të mira të vendeve të treta. Faza pas grupeve do të ishte ajo e 1 të 16-ave. Me pak fjalë, në Botërorin 2026 do të zhvillohet një fazë më tepër me ndeshje. Zgjerimi i eventit do të sillte përfitime shtesë për FIFA-n, që përllogariten nga 10 deri në 12,5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj