E-Diaspora
FIFA drejt zhbllokimit, Blatter ndëmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë
Blatter: "Komiteti më ka ngarkuar mua që të ushtroj një mediacion (ndërmjetësim) në mes të federatës kosovare dhe serbe për të zgjidhur këtë problem"
Pas përfundimit të mbledhjes dyditore që komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka mbajtur në Cyrih, kryetari i kësaj organizate dhe anëtarë të komitetit i janë drejtuar gazetarëve në një konferencë shtypi.
Pyetjes së albinfo.ch nëse është biseduar çështja e Kosovës në mbledhjen e komitetit ekzekutiv, ashtu siç ishte premtuar një muaj më parë, kryetari i Fifa-s Blatter i është përgjigjur duke përkujtuar pritjen që kohë më parë i ka bërë kryetarit të federatës së futbollit të Kosovës dhe ambasadorit në Zvicër, Naim Malaj. “Siç e dini, në atë pritje ata ma kanë dorëzuar letrën e kryeminstrit të Kosovës, z. Thaçi ku ai shpreh mospajtimin e thellë kosovar për rregullin e vendosur sipas të cilit Kosova për të luajtur ndeshjet miqësore duhet të marrë leje nga Serbia. KJo, ishte fare e papranueshme për palën kosovare.
Ne e kemi biseduar edhe këtë çështje në komitetin ekzekutiv. Vendimi nuk është anuluar si i tillë, por komiteti më ka ngarkuar mua që të ushtroj një mediacion (ndërmjetësim) në mes të federatës kosovare dhe serbe për të zgjidhur këtë problem të paraqitur”, ka thënë Sepp Blatter, kryetar i FIFA-s.
I lutur nga albinfo.ch, për ta komentuar gjendjen më të re, kryetari i federatës kosovare të futbollit, fadil Vokrri ka thënë se ky është një përparim, pasi që me ngarkimin e Blatterit nga ana e komitetit, ( ku është e përfaqëssuar edhe UEFA me 8 anëtarë) objektivisht çështja zhbllokohet, pra është sinjal se UEFA nuk e bllokon më çështjen.
Nga ana tjetër edhe amsadori Malaj, si pjesë eprocesit, na konfirmon se atë e kanë njoftuar nga FIFA se të premten kryetari i saj, Blatter do ta njoftojë atë personalisht në një bisedë telefonike lidhur me rrjedhën e takimit të komitetit ekzekutiv të FIFA-s.
Në konferencën e mbajtur më 21 mars në selinë e FIFA-s në Cyrih janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me procesin e reformave të Fifa-s. Blatter në fillim të konferencës ka shprehur kënaqësinë se punët në reformat kanë ecur mirë.
Racizmi në futboll dhe masat kundër tij ka qenë po ashtu në fokus të konferencës. Lidhur me problemet me racizmin, Blatter ka thënë se “të gjithë shprehen të gatshëm gojarisht kundër racizmit por kjo gatishmëri nuk pasohet nga veprat. Ai ka njoftuar se me këtë problematikë Fifa do të merret në kongresin që do të mbahet pas 2 muajsh në Mauricius.
Komiteti ekzekutiv në konferencë ka dëgjuar edhe raportet e komisionit të etikës të ngritur kohë më parë.
Në konferencë është dhënë edhe raporti financar, ka thënë Blatter. Edhe pse në botë ende vazhdon kriza e recesionit, Fifa është në gjendje të mirë financiare, ka thënë ai.
Blatter ka bërë me dije se në kongresin që vjen, komisionet do të zgjidhen përmes kongresit, pra në mënyrë më demokratike se deri më tash. Në komitetin ekzekutiv të FIFA-s do të zgjidhet së paku një femër.
B.SH.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











