Lajme
Fidanit i kthehen targat: Shpërblimin e merr zbuluesi dhe jo vjedhësi i tyre
"Vjedhësi i vërtetë ka pretenduar se ishte gjetësi i targës. Kështu donte të fitonte çmimin e gjetësit” thotë Imeri. Por, pak kohë më vonë, ai ka kuptuar se “gjetësi” ishte në të vërtetë hajduti.

Vetëm tri orë pas publikimit të lajmit të 20minuten Fidan Imeri ka marrë një email nga vjedhësi i autotargave të tij. Kështu thotë thotë 31-vjeçari nga Kirchberg BE të cilit i ishin vjedhur autotargat me shenjën “BE 420” që i kishin kushtuar rreth 11,000 franga.
Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, Imeri do të mbetej 15 vite pa këto targa me të cilat është i lidhur emocionalisht. Për këtë arsye ai, përmes gazetës 20 minuten, u kishte bërë thirrje hajdutëve që t`ia kthejnë autotargën, duke ofruar 1.000 franga për këtë shërbim.
“Vjedhësi i vërtetë ka pretenduar se ishte gjetësi i targës. Kështu donte të fitonte çmimin e gjetësit” thotë Imeri. Por, pak kohë më vonë, ai ka kuptuar se “gjetësi” ishte në të vërtetë hajduti. Ndërkaq gjetësi ose zbuluesi ishte në gjendje ta provonte deklaratën e tij përtej çdo dyshimi, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin e thjeshtë se vjedhësi e kishte gjerësisht “veprën” e tij duke e shpërndarë në mediat sociale.
Kështu Imeri tani dëshiron t’ia paguajë shpërblimin zbuluesit të përmendur dhe jo vjedhësit. Vjedhësi, i cili, sipas Imeri, duhet të jetë midis 16 dhe 18 vjeç, me sa duket ishte mjaft dinak: “Ai e ka dorëzuar një targë në një banak të SBB-së. Ndërsa me tjetrën ai më raportoi dhe u prezantua se ishte ai zbuluesi”, thotë Imeri, përcjell albinfo.ch. Dyshimet e tij se ai që i kishte vjedhur shenjat ishte një përdorues droge, u konfirmuan. Imeri thotë se “targa ishte në të vërtetë në një kthinë ku konsumohet droga”.
Sidoqoftë, plani i hajdutit dështoi: Ai nuk do të jetë më në gjendje të stolisë dhomën me targat e vjedhura ndërsa shpërblimi i gjetësit do t’i shkojë një personi tjetër. Por jo vetëm kaq: vjedhësi tani do të përballet edhe me procedurë penale.
Megjithëse Imeri nuk kishte ndërmend të bënte kallëzim penal, policia do të zhvillojë hetimet e saj. “Vjedhja është një krim zyrtar dhe duhet të ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare” konfirmon avokati Rolf Steinegger.
Por, avokati nuk mund të vlerësojë nëse janë të mjaftueshme provat në dispozicion, përcjell albinfo.ch. “Nëse nuk pranohet si provë, procedura penale ka të ngjarë të ndërpritet,” thotë ai në lidhje me rastin.
Të rikujtojmë: Bëhet fjalë për targat “BE 420″të cilat Fidani i kishte blerë për 11,000 franga. Shenja 420 është njëfarë kodi i njohur për përdoruesit e kanabisit, transmeton albinfo.ch
Në Amerikën e Veriut, 20 prilli (në SHBA shkruhet 4/20) është një lloj feste jozyrtare, në të cilën njerëzit takohen dhe festojnë përdorimin e kanabisit. Si e tillë ajo përdoret shpesh si formë proteste politike që kërkon legalizimin e kanabisit.
Fidan Imeri shpejt u ndërgjegjësua se puna me targat ishte më serioze se që kishte menduar. Kjo ndodhi pas telefonatës së bërë në zyrën e trafikut rrugor. Aty i kanë thënë se ai duhet të presë 15 vjet para se të mund të përdorë sërish targat me këto shenja, përcjell albinfo.ch. Deri atëherë ato do të mbeteshin të bllokuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor