Lajme
FH: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, pjesërisht të lira
Në raportin e fundit të organizatës “Freedom House”, thuhet se Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kanë mbetur në mesin e shteteve “pjesërisht të lira”

Freedom House, një organizatë tjetër ndërkombëtare e ka radhitur sërish Kosovën dhe Shqipërinë në mesin e vendeve pjesërisht të lira për vitin 2015. Në të njëjtën kategori janë edhe vendet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Serbia vitin e kaluar ka bërë progres duke u përfshirë në mesin e vendeve të lira.
Kosova sa u përket të drejtave politike ka marrë notën 3 nga 4 sa ishte një vit më parë, ndërsa për liritë civile, vlerësimi është i pandryshuar në 4. Në raportin e publikuar të mërkurën, Kosova, Bosnja dhe Maqedonia përmenden si vende që janë përballur me qeverisje jofunksionale.
“Në Kosovë, deputetët kanë kundërshtuar njërën nga marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kanë penguar në vazhdimësi debatin parlamentar duke hedhur gaz lotsjellës brenda parlamentit dhe duke qëlluar me vezë zyrtarët qeveritarë”, thuhet në raport e FD, raporton VOA.
Sa i përket krizës politike, FH përmend përplasjet pozitë-opozitë pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Shqipëria ka të njëjtën shkallë vlerësimi, duke marrë 3 pikë për gjendjen e lirisë në përgjithësi, në një sistem matës me një shkallë nga 1 në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
Në raport thuhet ndërkaq se qeveria e Bosnjës e Hercegovinës vazhdon të jetë e ngathët për t’u përballur me problemet përfshirë edhe korrupsionin endemik që ka përfshirë atë vend. Ajo madje mund të përballet me situatë edhe më të vështirë, nëse ndodhë referendumi i planifikuar nga serbët e Bosnjës mbi legjitimitetin e gjykatave kombëtare.
Në Maqedoni, thuhet në raport, partia në pushtet është përfshirë pos tjerash në një skandal përgjimesh masive, duke krijuar kështu një hendekpolitik me opozitën dhe duke nxitur ndërhyrjen e Bashkimit Evropian për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2016.
Freedom House thekson se viti i kaluar ishte i dhjeti me radhë gjatë të cilit është shënuar rënie e lirive në shkallë botërore, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë vitit 2015. Në raport përfshihet kriza e refugjatëve sirianë dhe paaftësi të Evropës për t’u përballur me ta.
Në raport janë përfshirë 195 vende, nga të cilat 86 janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira. Ndryshe, matësi i lirive nga FH është nga shkalla 1 deri në 7, ku 1-shi përfaqëson liritë më të mëdha dhe 7-ta mungesën më të madhe të lirive.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri