Lajme
FH: Kosova e Shqipëria, pjesërisht të lira
Në raportin e fundit të Organizata Freedom House për lirinë e medieve, Shqipëria renditet në vendin 97, Kosova 100a, Maqedonia 125, Bosnja 108, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79
Liria e medieve në Ballkan vazhdon të mbetet jo e mirë, duk u radhitur në vendet pjesërisht të lira. Kështu thuhet në raportin e fundit të Organizata Freedom House, sipas të cilit Shqipëria renditet në vendin e 97-të, Kosova në vendin e 100-të, Maqedonia në pozitën 125, Bosnja 108, Serbia 82 dhe Mali i Zi 79.
Kështu, për vitin 2015 Kosova është pothuajse në të njëjtat nivele të lirisë së mediave si një viti më parë, dukë shënuar zbritje të vogël për dy vende nga 98 sa ishte në 2014 në vendin 100.
Në këtë raport, të dy shtet, Shqipëria dhe Kosova kanë marrë nga 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirija Shabani, thotë se raporti nuk është befasues dhe se është pritur vlerësim madje edhe më negativ. Shabani thotë se kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë kanë tendenca të rritjes.
“Sulmet, kërcënimet, shantazhet dhe censurat ndaj gazetarëve këtë vit kanë shënuar rritje. Vitin e kaluar kemi pasur 24 raste të raportuara në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, ndërsa vetëm këtë vit, prej janarit deri më tani, i kemi dhjetë raste të tilla. Kjo tregon se situata gjithnjë e më tepër po përkeqësohet”, thotë Shabani për REL.
Organizata Freedom House ka bërë edhe një renditje të lirisë së mediave në bazë të kontinenteve.
Në krye të listës së vendeve Evropiane për lirinë e mediave ndodhet Norvegjia dhe Suedia, të cilat gjithashtu kryesojnë edhe listën e 199 vendeve botërore për lirë e mediave. Ndërsa në fund të listës së Shteteve Evropiane për lirinë e mediave ndodhet Turqia.
Në përgjithësi, organizata me seli në Shtetet e Bashkuara vlerëson se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2014-të në pikën më të ulët në më shumë se dhjetë vjet. Freedom House thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve që kanë lirinë më të kufizuar të medieve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











