Futboll
12 milionë euro i mori FFK-ja nga UEFA dhe FIFA

Pas suksesist të arritur me fonde, presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, është mburrur se e ka rritur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës në 17 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se rritja e buxhetit të FFK-së në fakt bëhet kryesisht me fondet që për Federatën kosovare i ndajnë UEFA e FIFA. Kjo bëhet e qartë nëse shikohen pasqyrat financiare të FFK-së, të paraqitura për delegatët e FFK-së për Kuvendin e 6 prillit.
Vlen të theksohet se pjesën më të madhe të buxhetit Federata e Futbollit e Kosovës e siguron nga UEFA. Shtëpia e madhe evropiane e futbollit është organizatë me të hyra të mëdha financiare, kryesisht për shkak të Ligës së Kampionëve. Dhe, për federatat nacionale vazhdimisht ndan miliona euro.
Në buxhetin e UEFA-s tashmë ka edhe FFK-ja. Në vitin 2021, sipas të dhënave të prezantuara nga FFK-ja, UEFA i ka ndarë Federatës kosovare mbi 8.9 milionë euro (8.903.682 euro). Kjo shumë është dukshëm më e madhe se ajo e ndarë në vitin 2020 – 4.74 milionë euro. Dhe kjo përkrahje masive e UEFA-s mundëson që të rritet buxheti i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), FFK-ja në vitin 2021 përfitoi mbi 3 milionë euro (3.045.927 euro). Në vitin 2020 nga FIFA, FFK-ja mori “vetëm” 993 mijë euro.
Sipas pasqyrave financiare të paraqitura nga FFK-ja, “të hyrat nga të drejtat autoriale” në vitin 2021 ishin dukshëm më të vogla se në vitin 2020. Derisa në vitin 2020 në këtë kategori të hyrat ishin 2.37 milionë euro, vjet të hyrat ishin 598 mijë euro.
Nga sponsorizimi, FFK-ja në vitin 2020 kishte të hyra prej 60 mijë eurosh, ndërsa në vitin 2021 mbi 306 mijë euro.
Gjithsej buxheti i FFK-së në vitin 2021 ishte gati 14 milionë euro (13.916.472 euro). Në vitin 2020, FFK-ja kishte buxhet prej gati 12 milionë eurosh (11.958.589 euro). Ky trend i rritjes me gjasë vazhdon edhe në vitin 2022 dhe kryetari aktual, Agim Ademi, ka përmendur shifrën e mbi 17 milionë eurove.
Ademi të shtunën prezantoi programin me të cilin synon ta drejtojë FFK-në në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në bazë të një vendimi të FFK-së, ai është kandidati i vetëm për kryetar për Kuvendin e 6 prillit.
Bie në sy edhe rritja e shpenzimeve për paga. Në vitin 2020, FFK-ja ka ndarë për paga 3.15 milionë euro. Ndërsa në vitin 2021, për paga nga Federata kosovare janë ndarë 4.12 milionë euro. Shpenzimet janë rritur edhe në disa kategori, por pasqyrat e paraqitura bëjnë të qartë forcën financiare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Dhe nuk është e rastit që shumë njerëz lakmojnë të jenë në FFK dhe ta udhëheqin këtë organizatë.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme