Futboll
FFK-ja njofton për biletat e ndeshjes kundër Çekisë
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin A kualifikues
Federata e Futbollit e Kosovës u ka kërkuar tifozëve që të mos bëjnë rezervime për ta përcjellë ndeshjen mes Çekisë dhe Kosovës, që do të zhvillohen më 14 nëntor në “Doosan Arena”, pasi që biletat janë të rezervuara për grupin e tifozëve “Dardanët”, sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet dhe familjarët e futbollistëve.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare për fatin e saj në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 më 14 nëntor në Çeki. Federata e Futbollit e Çekisë i ka ndarë 627 ulëse në “Doosan Arena” për tifozët e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se këto bileta nuk do të mund të shiten për tifozët e shumtë të Kosovës, pasi që ato janë të ndara për grupin “Dardanët”, sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet dhe familjarët e futbollistëve percjell Albinfo.ch.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtarën e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje.
Në bazë të nevojave, biletat që janë në dispozicionin tonë, do t’u akordohen grupimit të tifozëve “Dardanët”, kurse pastaj në bazë të obligimeve kontraktuale që ka, FFK-ja do të ndajë bileta për sponsorët, bashkëpunëtorët, institucionet si dhe në fund familjarët e futbollistëve.
Ne e çmojmë jashtëzakonisht shumë përkrahjën e parezervë që marrim nga publiku në rrugëtimin drejtë ëndrrës për kualifikim dhe u jemi shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mërgimtarëve që janë në gjendje të bëjnë shpenzime të pabesueshme vetëm për të qenë krah futbollistëve në këtë ndeshje, por në situatën në të cilën jemi, e kemi të pamundur të sigurojmë bileta për takimin që zhvillohet në Plzen.
Stadiumi ku zhvillohet ndeshja ka kapacitet të ultë dhe përkundër insistimit tonë, Federata Çeke e Futbollit ka refuzuar të ndaj numër pak më të madh biletash për sektorin e shikuesve mysafirë.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














