Muzikë
Festivali shqiptar fton dy reperë antisemitë, reagojnë mediat zvicerane
Kundër koncertit kanë protestuar disa politikanë zviceranë, të cilët janë të shqetësuar që në Zvicër synohet të mbahet një eveniment që tallet me viktimat e kampit të shfarosjes në Auschvic, ku fashistët vranë mbi 1,1 milionë njerëz
Media zvicerane “Blick” ka reaguar pas publikimit të lajmit se në “Festivalin Shqiptar” (Albanian Festival) që pritet të organizohet pas tre javëve në Schaffhausen, janë ftuar edhe dy reperë antisemitë Farid Bang (31) dhe Kollegah (33), shkruan albinfo.ch.
Organizatori i evenimentit “Albanian Festival” është B.M. pronar i një autoshkolle në Zvicër. Krahas dy reperëve kontestues, të cilët këndojnë këngë antisemite, kundër homoseksualëve dhe maskiliste aty ishin ftuar edhe këngëtarët shqiptarë si Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi dhe Meda. Por ajo që ka shqetësuar publikun zviceran janë ftesa ndaj dy të parëve: Kollegah (emri civil Felix Blume) dhe reperi me origjinë marokene Farid Bang (emri civil Farid Hamed El Abdellaoui).
Kundër koncertit kanë protestuar disa politikanë zviceranë, të cilët janë të shqetësuar që në Zvicër synohet të mbahet një eveniment që tallet me viktimat e kampit të shfarosjes në Auschvic, ku fashistët vranë mbi 1,1 milionë njerëz.
Mes politikanëve që kanë nënshkruar një letër publike kundër pjesëmarrjes së dy reperëve të lartëpërmendur janë Fabian Molina (27), Mattea Meyer (30) dhe Tamara Funiciello (28).
Organizatori M. momentalisht ka refuzuar t’u përgjigjet mediave zvicerane për këtë skandal, duke u arsyetuar se është me leksione të vozitjes. Edhe pronari i sallës ku do të mbahet koncerti në 5 maj, Giorgio Behr, ka shtuar për mediat vetëm atë se ai “është qiradhënësi” dhe se nuk mund të parandalojë koncertin.
Kritika edhe në Gjermani
Dy reperët pak ditë më parë fituan çmimin prestigjioz Echo në Gjermani, por edhe ky çmim kaloi me kritika të forta në adresë të jurisë. Autoritetet gjermane kanë theksuar se një çmim i tillë mund të rikonsiderohet edhe njëherë. Konkretisht në këngën 0815 të albumit të tyre, reperët flasin për trupat e tyre se janë “më të definuara se të të burgosurve në Aushvic”, ndërsa në një tekst tjetër këndojnë, “unë po bëj një holokaust tjetër me molotov.”
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










