CH-Ballkani
Festivali në Rahovec sjell turistë nga mbarë bota
Gjatë gjithë ditës vizitorë dhe turistë nga e gjithë bota kanë shikuar procesin e distilimit dhe të pjekjes së rakisë së rrushit. Një traditë me qindra vjet e cila u trashëgua me shumë dashuri brez pas brezi
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, bashkë me të tjerë zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë, kanë takuar vreshtarët dhe veraritë prezente n’Konak apo në HardhFest, që është festivali i verës dhe rakisë, që po mbahet në Rahovec, shkruan albinfo.ch.
Ky festival është hapur të premten do të jetë i hapur deri më 4 shtator, derisa do të ketë shumë aktivitete.
Gjatë gjithë ditës vizitorë dhe turistë nga e gjithë bota kanë shikuar procesin e distilimit dhe të pjekjes së rakisë së rrushit. Një traditë me qindra vjet e cila u trashëgua me shumë dashuri brez pas brezi.
Një nga bodrumet më të mëdha në botë, Stone Castle, ka krijuar një skenë spektakolare në qendër të Konakut.
Në kuadër të ditës së parë të HardhFestit u mbajt edhe dreka zyrtare e organizuar nga Stone Castle.
Në ditën e parë të HardhFest 2016 u ndanë edhe shpërblimet për vreshtarët më të mirë dhe kontributin e tyre të dhënë në aktivitetet e Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest! Vreshtarët më të mirë janë: Eqerem Hoxha, Tasim Dula, Agron Haxhimustafa, Teki Cena, Leonit Shala dhe Ruzhdi Muharremi.
Gjatë mbrëmjes është mbajtur një koncert ku ishin prezentë një numër i madh i shikuesve e ku performuan Elita 5, Sofie Kastrioti, dhe disa bende tjera dhe këngëtarë tjerë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











