Kosova
Festivali i Gjirokastrës mbledh grupe nga Shqipëria e diaspora
Do të ketë arbëreshë të Italisë që do të performojnë, ashtu siç do të ketë nga Mali i Zi, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra etj.
Grupe folklorike nga 12 qarqe të Shqipërisë dhe nga diaspora, pritet të marrin pjesë sivjet në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, i cili do të rikthehet më 24 qershor.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha në një intervistë për Euronews Albania se këtë vit do të ketë risi në organizimin e eventit, përcjell Albinfo.ch.
Ajo sqaroi se ka të rinj vullnetarë dhe amatorë që do të marrin pjesë.
“Do të kemi dhe arbëreshët e Italisë që do të performojnë, ashtu siç do të kemi nga Mali i Zi, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra etj. Do të jetë një festim i madh i të bukurës shqiptare dhe traditës së ruajtur ndër shekuj, ashtu siç është jo vetëm repertori, por edhe gjithë pjesa e kurimit të veshjeve”, u shpreh Margariti.
Ministrja tha se potpuria e ngjyrave nëpër kostumet tradicionale është një punë e gjatë te e cila është derdhur shumë përkushtim./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













