Lajme
Festë për pavarësinë e Kosovës në Amriswil
Salla e madhe në Pentorama ishte e mbushur me bashkatdhetarë nga e gjithë Zvicra gjermane, që kishin ardhur për të festuar Ditën e Pavarësisë
Tri shoqëritë shqiptare, shoqata “Sharri”, shoqëria “Dardania” dhe ansambli “Drita” festuan së bashku festën e pavarësisë së Kosovës në Amriswil.
Salla e madhe në Pentorama ishte e mbushur me bashkatdhetarë që kishin ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës gjermane, për ta festuar përvjetorin e 16-të të pavarësisë.
Kryetari i shoqatës “Sharri” në Waldkirch të St. Gallenit, Nagip Memeti, i uroi gjithë shoqatës dhe mbarë popullit shqiptar pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kryetari i Shoqërisë Kulturore e Artistike “Dardania” nga Winterthuri, Shefqet Cakolli, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u uroi festën e 17 Shkurtit, si festën më sublime pas festës së Pavarësisë së Shqipërisë, me çka tha se kjo festë bashkon shqiptarët gjithandej.


Edhe kryetari i ansamblit “Drita”, Hajredin Gashi, me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit, duke u uruar gjithë shqiptarëve këtë ditë të madhe të kombit . Natyrisht se nuk munguan as këngët, vallet dhe recitimet kushtuar Kosovës dhe heronjve kombëtarë.


E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













