Gjuha
Festë e shkollës shqipe në kantonin e Aargaut!
Të shtunën me datën 17. qershor 2017, në sallën e sportit në Küttingen (AG), nxënësit e shkollave shqipe të Kantonit të Aargaut festuan përfundimin e vitit shkollor 2016/17.

Ata u munduan që nëpërmjet programit të përgatitur enkas për këtë ditë të dëshmojnë, se ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditës kombëtare është një nga elementët kryesorë të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë.
Hapjen e këtij manifestim e bëri veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare dhe njëri ndër shtyllat kryesore të shkollës shqipe në kantonin e Aargaut Riza Demaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse i përgëzoi nxënësit dhe mësuesit për angazhimin e tyre në kuadër të shkollë shqipe. Po ashtu falënderoi përfaqësuesit e institucioneve zvicerane për mbështetjen e madhe në organizimin sa më të mirë të shkollës shqipe.
Tepër motivuese ishin fjalët e përfaqësuesve zviceranë: Tobias Leuthard (këshilltar komunal në komunën Küttingen), zonj. Lilian Studer (këshilltare kantonale), si dhe zonja Theres Leu (sekretare në Ministrinë Kantonale të arsimit), të cilët haptazi u shprehën për rëndësinë e gjuhës amtare, e cila rëndësi i kushtëzon prindërit shqiptarë që t`i dërgojnë fëmijët e tyre, me qëllim që ta mësojnë gjuhën nënës. Pa gjuhën amtare, u shprehën ata, fëmijët shqiptarë vështirë e kanë, që ta mësojnë gjuhën e vendit apo të integrohen ashtu siç duhet në shoqërinë zvicerane. Për rëndësinë e shkollës shqipe folën e dhe përfaqësuesit e ambasadave të Republikës së Shqipërisë zonj. Eliverta Radomi dhe konsulli i Republikës së Kosovës z. Salih Sefa. Në të njëjtën linjë ishte profesori nga Institutit Albanologjik i Prishtinës prof. Dr. Zymer Neziri, i cili në vazhdimësi ka qenë dhe është një nga zërat më të fortë në mbështetjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe të mërgatës shqiptare.
Nxënësit e shkollave shqipe pas interpretimit të himnit kombëtar nëpërmjet recitimeve të ndryshme, pjesëve të shkurtra teatrale apo këngës u munduan të dëshmojnë se sa e bukur dhe e rëndësishme është për ta gjuha amtare. Ata i kënduan gjuhës, shkollë shqipe, atdheut, vendlindjes, Shqipërisë, Kosovës apo trojeve shqiptare, heronjve të kombit, stinëve të vitit, bukurive natyrore etj.
Edhe pse në fund doli se programi kishte qenë pak i ngarkuar, por e gjithë kjo ishte rezultat i numrit të madh të nxënësve pjesëmarrës.
Artistët e vegjël, nxënësit e shkollave shqipe dëshmuan talent dhe përkushtim gjatë gjithë kohës së manifestimit. Prandaj vlen t`ua përmendim emrat me një respekt të veçantë.
Ashtu siç filluan nxënësit e shkollave shqipe të Birr-it, Brugg-it,Spreitenbach-ut dhe Neuenhof-it: Eisa,Fjolla,Mirdijani,Erina,Alketa,Besari,Lejla,Elda,Alejna,Olsa,Leoniti, Donika,Auela,Fiona,Leona,Lina,Ilirjani,Adni,Sumeja,Nida,Donjeta,Berini, Luana,Laura,Elsoni,Sumeja,Melora,Enisi,Nedimi,Anisa,Ertoni,Olta,Almiri, Vetoni,Blerta,Arlindi,Donisi,Leoniti,Agroni,Edioni,Erisa,Ermali,Enisi,Arbnori, Maltoni,Loriku dhe Endriti.
Pastaj nxënësit e shkollës shqipe të Gränichen-it dhe Menziken-it: Arti,Agoni,Arnisa,Ardiana, Arbenita, Erblini,Entela,Melisa,Erijoni,Driloni, Beqiri, Leona,Eliona,Driola,Alina,Esma,Arlindi dhe Fjolla,.
Nxënësit e shkollës shqipe të Frick-ut: Melisa dhe Anis Ameti, Anik dhe Samir Mujota, Janina dhe Arvanit Isufi.
Nxënësit e pikave shkollore në Nussbaumen dhe Zurzach: Laura,Lorena,Enesa,Merisa,Lorisi,Endriti,Lorandi,Erisa,Melisa,Klea,Ajlina, Dafina,Sylejmani,Anisa,Erzana, Ermiriana,Almerina,Dioniti,Elda,Fehimi dhe Nedimi.
Nxënësit e pikave shkollore në Dintikon dhe Wohlen: Era,Janina,Leonisi,Floriani,Elona,Anila,Florentina,Leonita,Arlindi,Besarti, Ediona,Blerta,Valjeta dhe Edita, si dhe nxënësit e shkollës shqipe të Windischit, Wettingen-it dhe të Oftringen-t: Erinda,Loriku,Ajlina,Odeta,Edmiri,Gresa,Mubini,Sara,Anisa,Veroni,Erioni, Umairi,Medina,Hana dhe Teuta, Axhani,Leona,Dioni,Alzana,Lediana dhe Seferi.
Meritë e veçantë u takon edhe mësuesve të cilët punojnë me këtë gjeneratë nxënësish: Qefsere dhe Vaxhd Sejdiu, Fitnete Balaj, Ilirida Ramadani, Zyrafete Aliu, Elfete Hysenaj- Gashi, Halime Vishi, Eshtrefe Nuhiu, Hamzë Morina dhe Sadete Bojaj.
Në fund të programit Këshilli kantonal shpalli anëtar nderi të Lidhjes së Arsimtarëve prof. Dr. Zymer Nezirin si dhe mësuesi Hamzë Morina, u nderua me mirënjohje, për hir të pensionimit të tij.
Nxënësit e shkollës shqipe: Besart Morina, Arlinda Ismaili dhe Odete Kurtaj, u nderuan me mirënjohje me rastin e përfundimit të klasës së tetë.
Në mesin e pikave mbresëlënëse do të veçoja këngën “Pse jemi të ndarë”, të interpretuar nga kori i shkollës shqipe të Birr-it dhe të Brugg-it, pastaj kënga “Shqipërinë e dua”, kënduar nga kori i shkollës shqipe të Neuenhof-it dhe të Spreitenbach-it, Laura Kastrati së bashku me nxënësit e shkollës shqipe në Nusbaum, me këngën “Të gjithë së bashku” dhe Janina Isufi, me këngën “Mora fjalë”.
Një befasi e këndshme ishte nxënësja e klasës së parë Lina Limoni me këngën “Jam një lule e Dukagjinit” dhe artistët e mrekullueshëm Rrezart dhe Arbnor Kuqi,të cilët shkëlqyen me këngët «Mërgimtar dhe mërgimtare» dhe « Në ditën e bashkimit».
Moderimin e këtij manifestimi e bëri zonja Luljeta Adili (kryetare e këshillit prindëror në pikën shkollore në Birr), e cila e mbylli programin me fjalët mjaft prekëse “ larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptarë”, duke apeluar te të gjithë ata, të cilët nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.
E-Diaspora
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora Pjesëmarrja është falas, dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga...
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
Jeta në Austri
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri Nga përdorimi i telefonit deri tek udhëtimi në shtëpi pas pijeve, çiklizmi në Austri është plot...
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese