Kosova
Festa e pavarësisë në Shtutgard hapet me filmin ‘Zgjoi’
Për nder të 28 Nëntorit, Konsullata e Kosovës në Stuttgart organizoi manifestim kulturor ku shfaqi filmin “Zgjoi”
Konsullat e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në München, së bashku me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stuttgart, në prani të mysafirëve të shumtë, personaliteteve të shumta nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në mënyrë madhështore shënoi festat e nëntorit dhe shfaqi filmin “Zgjoi”.
Tubimin e moderoi Can Tahiri, i cili të pranishmit i njoftoi për organizatorët e këtij manifestim dhe i përgëzoi ata.
Veçantia e këtij tubimi kushtuar 28 Nëntorit ishte prania e personaliteteve si ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, Rifat Jashari, Fahrije Hoti si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Munchen, Arten Hanku, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Imer Lladrovci, Konsulli Besnik Miftaraj, zv.Konsulli Gramoz Berisha, Rexhep Demiri, Konsulli i Përgjithshëm i Maqedonisë në München dhe të tjerë, Gëzim Gashi, shef i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt.
Konsulli Lladrovci falënderoi pjesëmarrësit dhe vuri në dukje rëndësinë dhe karakterin unik të festave të nëntorit për shqiptarët, duke i uruar dhe përgëzuar ata për pjesëmarrje.
Po ashtu, në fjalën e tyre, për festat e nëntorit, folën edhe ish-presidenti Mojsiu si dhe konsulli Arten Hanku.
Programin e begatoi me muzikë klasike dhe pika muzikore me motive atdhetare, Delina Hajra – Gashi dhe Kushtrim Gashi.
Për nder të 28 Nëntorit, u ndan mirënjohje nga Konsullata e Shqipërisë dhe Kosovës për Presidentin Mojsiu dhe Rifat Jasharin.
Me këtë rast u shfaq filmi “Zgjoi” dhe në skype, tubimin e përshëndeti regjisorja Blerta Basholli.
Në fund Konsulli Lladrovci falënderoi miqtë gjermanë, z. Simon dhe znj. Juta Fei nga distribucioni “Jef film” dhe Naser Vrellën për mundësinë e shfaqjes së filmit.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim

















