Kosova
Festa e ekzagjeruar në Kosovë, lëndohen 3 persona nga plumbat qorr
Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit gjatë festimeve për Vitin e Ri në Kosovë. Në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 15-vjeçare, ndërsa raportohet se bëhet fjalë për lëndime nga plumbat qorr.
Të gjitha këto raste janë pranuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, raporton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, lëndime ka pasur edhe nga fishekzjarret, ku më së keqi e ka pësuar një 8-vjeçare, së cilës pritet t’i amputohen gishtat.
Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, tregoi në detaje për rastet e plagosjes me armë zjarri, të cilat janë pranuar në këtë klinikë.
“Gjatë kujdestarisë të kësaj nate kemi pranuar tri raste me lëndime me armë zjarri, siç thanë ata, nuk dihet nga u ka ardhur plumbi, ne i quajmë lëndime nga plumbat qorr. Lëndimet janë në ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve është njëri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe një vajzë 15-vjeçare. Kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga një plumb qorr, kur është bërë rentgeni, është evidentuar edhe predha në ekstremitet, është trajtuar nga ortopedi edhe predha është nxjerrë nga ekstremiteti. Gjendja e tyre është stabile dhe mundësisht disa lirohem dhe njëri prej tyre pranohet, sipas të gjitha gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet të pranohet për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Govori.
Doktor Gavori tha se kanë pranuar edhe raste të lëndimeve me mjete piroteknike dhe disa prej tyre janë të rënda.
“Nga ora 19:00 kur ka filluar ndërrimi i natës, kemi pranuar 11 raste të lëndimeve me mjete piroteknike, kryesisht lëndime në ekstremitete të sipërme dhe lokalizimi është në shuplaka të dorës, ka raste të cilat janë lëndime serioze, ku duhet të amputohen apo t’u hiqen gishtat, sepse është lëndim shumë serioz, ndërsa disa raste të tjera nga këto mjete piroteknike lëndimet janë në fytyrë, nuk janë serioze, por sipërfaqësore, këto raste pas trajtimit të plagëve besoj lirohen në shtëpi”, tha ai.
Më së rëndi duket gjendja e një 8-vjeçareje, së cilës pritet t’i amputohen gishtat e dorës për shkak të lëndimeve nga mjete piroteknike. “Pak më herët erdhi një vajzë e moshës 8-vjeçare, e cila hetohet se ka lëndime jashtëzakonisht të rënda të shuplakës dhe besoj se lëndimet janë shumë serioze, duhet t’i amputohen gishtërinjtë, invaliditeti është shumë i rëndë”, shtoi ai.
Rastet e dhunës për Vitin e Ri
Tri raste të dhunës në familje në Kosovë janë raportuar gjatë ditës së djeshme tek organet e rendit.
Në Prishtinë është arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas viktimës, në të kaluarën i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, mirëpo e njëjta, sipas policisë, nuk e ndien veten të rrezikuar dhe nuk dëshiron urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër është lajmëruar në Lipjan.
Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës dhe bashkëshortes së tij.
“Mirëpo viktimat nuk e ndjehen të rrezikuar dhe janë kthyer në shtëpi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Edhe në Malishevë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri, me të cilin ka bashkëjetuar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është dërguar tek prindërit e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Digjet banesa në Fushë-Kosovë
Një banesë në Fushë-Kosovë është përfshirë nga zjarri në mbrëmjen e të shtunës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Pronari i banesës ka raportuar në Polici se si pasojë e hedhjes së fishekzjarreve nga disa persona, kishte shpërthyer zjarri në ballkon të banesës së tij.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Policia ka thënë se nuk ka të lënduar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti