Kosova
Feride Rushiti çmimin ua dedikon të gjitha grave të Kosovës
Feride Rushiti nga Kosova ditë më parë fitoi çmimin për Gratë e Guximshme nga Departamenti amerikan i Shtetit për punën e saj në kuadër të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Këtë simbol të Gruas së Guximshme, që Feride Rushiti e mori nga zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump, vendosi ta prezantojë pranë memorialit Heroinat, raporton “Klan Kosova”
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, këtë titull ia dedikon dikujt.
“Këtë çmim përveç grave që kanë mbijetuar nga dhuna seksuale, ua dedikoj të gjitha grave të Kosovës”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Për trajtimin e kësaj kategorie sipas Rushitit, Kosovën tashmë mund ta marrin shembull shumë vende. “Kjo është shembull edhe për vendet tjera”.
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












