CH-Ballkani
Fenomeni i djegies së hashashit në Shqipëri
Shqipëria është njëra nga shpërndarëset më të mëdha të drogës në tregun evropian. Ky vend ka qenë bazë e bandave kriminale, që kanë kontrabanduar heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme
Fenomeni i djegieve të kanabisit është përhapur shumë në Shqipëri. Disa dhjetëra burra djegin kanabis, derisa mbikëqyrjen e tyre është duke e bërë policia, shkruan ‘economist.com’.
Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm i Shqipërisë është në një helikopter për të vëzhguar shkatërrimin e plantacioneve. Tashmë shumë plantacione janë përfshirë nga zjarri. Ministri ka pranuar se tymi mund të jetë problem edhe për policët, por kjo më së paku e shqetëson. Lufta e drogës në Evropë po luftohet këtu, thotë ai, dhe miliarda euro janë në rrezik, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është njëra nga shpërndarëset më të mëdha të drogës në tregun evropian. Ky vend ka qenë bazë e bandave kriminale, që kanë kontrabanduar heroinë, kokainë, kanabis dhe substanca të tjera të paligjshme.
Kështu është thënë nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga, agjencia e drogës të Evropës.
Gjithnjë e më shumë, Shqipëria është bërë gjithashtu një prodhues i madh në natyrë i kanabisit, e cila është shpërndarë me ndihmën e një rrjeti të grupeve të organizuara të krimit shqiptar.
Një nga destinacionet më të mëdha është Italia, ku është kontrabanduar më anë të skafeve, kamionëve dhe aeroplanëve privatë.
Një gazetë italiane i kishte vënë titullin “Lumenjtë e Drogës”, duke përfshirë rrugën nga Shqipëria në brigjet e Italisë.
Policia italiane ka ndihmuar edhe Shqipërinë për të shkatërruar këtë fenomen të keq. Ministri Tahiri ka thënë se të gjitha plantacionet e raportuara deri më tani janë shkatërruar. Në fund të gushtit të këtij viti, ai pretendon se njerëzit e tij shkatërruan një milion kanabis, gjysmë milioni më shumë se në vitin 2014.
Plantacionet janë përhapur përtej Lazaratit. Por, zyrtarët italianë refuzojnë të flasin nëse shqiptarët janë seriozë në trajtimin e tyre. Vitin e kaluar, Dritan Zagani, një zyrtar i lart policor kishte kërkuar azil politik në Zvicër, pasi dyshohet se ai iu kishte treguar italianëve për një rrugë të re të drogës. Policia shqiptare ka thënë se ai ka raportuar për mafian.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













